• |
ide | kryesore

Lubonja: Enverit i hoqën zvarrë statujën, Ramën do e tërheqin të gjallë

Arkiva, Kryesore



Fatos Lubonja ka shpërthyer sot fort kundër projektit të ri të Teatrit Kombëtar që është prezantuar dje. Duke komentuar për Nevs 24 shfaqjen e djeshme pa oponentë dhe pa konkurs, ai tha se  edhe në kohën e diktaturës për vepra të tilla kishte oponencë. “Edhe në kohën e Enverit kishte opinencë, merej mendim më i gjërë, nuk vendoste një njeri i vetëm si tani tha Lubonja i cili shtoi plot pezëm se me këto që po bën Rama do përfundojë më keq se Hoxha: “Atij i tërhoqën zvarë statujët, këtë do ta tërheqin njerzit të gjallë” tha ai.   

 “E para gjë që dua të komentoj nuk është projekti por është mënyra se si paraqitet projekti, në një zyrë të Kryeministrisë, një projekt që edhe në kohën e Enver Hoxhës ka pasur oponencë, ka pasur edhe konkurse, nuk emërohej vetëm. Ideja e konkursit ideja e konsultimit me publikun e shfaqjes së disa projekteve është gjeja e parë që kërkohet në një demokraci. Në Gjermani ishte një projekt nuk e di për një stadium, apo aeroport i Hitlerit u paraqit e doni kështu apo e doni ashtu. Dhe votoi me referendum populli i Berlinit. Pra bota përdor të tilla forma për këto projekte që janë kaq të rëndësishme. Ndërkohë që e gjithë shoqata e arkitektëve është kundër, ndërkohë që kushdo që flet jashtë skemave të Edi Ramës është kundër ne na imponohet me dhunë një projekt” tha ai për Nevs 24.

Lubonja është shprehur për ruajtjen e teatrit të vjetër kombëtar duke thënë: “Nëse do mendimin tim më i bukur se ai ekzistuesi nuk mund të ketë. Ka histori, ka kulturë. Një anije skandinave nuk ka lidhje me një vend mesdhetar”.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Te gjithe kryeartikujt jane nje mashtrim i madhe sa majtas po edhe djathtas per kete popull fukara jo se fajin e ka lAPSI por qeveria qe ben lapsus nga mjesi deri ne darke.
    Mjer ky milet qfar heq nga keta te koruptuar kembe e koke.

    1. Ndonëse Lubonja shfaq aty këtu ndonjë mendim paragjykues e subjektiv, sa i takon problemit me teatrin, më duket se ka një qëndrim realist.
      Separi, ai me të drejtë shtron problemin se për projekte me vlera të veçanta të kulturës kombëtare, qeveria nuk mund të bëjë veprime pa transparencë e pa vjelur mendimin e gjithë shoqërisë apo politikës.
      Mund të bëjë Rama çfarë të dojë në kështjellën e tij të Surelit që është prona e tij, por teatri kombëtar është pronë e gjithë shqiptarëve e jo e Edi Ramës.
      Sëdyti, teatri i “vjetër” i ndërtuar nga “fashistët”, nuk ka sepse të prishet por të rinovohet për ta kthyer në një muze historik të teatrit kombëtar shqiptar.
      Vetë aktorët e këtij teatri, duhej të ngulnin këmbë që të ndërtohej diku gjetkë, përsëri në qendër të qytetit, por teatri në skenën e të cilit kanë luajtur aktorët më të shquar të Shqipërisë, të ruhej jo thjeshtë si një relike, por të modifikohej e restaurohej pa ja prishur pamjen e jashtëme, për ta kthyer në një muze historik të teatrit shqiptar.
      Përplasjet e debateve militanteske partiake se kush e ka fajin që nuk u ndërtua një teatër i ri, janë marrëzira që nuk zgjidhin asgjë për këtë temë.
      Fakt është që Shqipërisë i mungon jo vetëm një godinë dinjitoze për teatrin kombëtar, por Shqipëria po varfërohet edhe nga ato pak objekte që demostrojnë historinë e kulturës shqiptare.
      Rinovohet një bunker në mes të Tiranës gjoja për të risjellë në kujtesë marrëzitë e diktatorit Hoxha, kur për këtë farë “kujtese” mund të gjesh akoma në gjithë Shqipërinë me mijra bunkerë, e prishet godina e Teatrit kombëtar, që qoftë ashtu siç është përfaqeson historinë e teatrit shqiptar.
      E përse ?
      Thua se halli është se nuk ka qeveria që të paguaj për të ndërtuar një teatër të ri në vendet ku po ndërtohen kullat e oligarkëve, apo që me sebep të teatrit të ri të majmen xhepat e qeveritarëve e oligarkëve që e mbajnë në pushtet ?

  2. Lubonja ka ne ndergjgjeje jeten e babait te cilin e trathetoi duke e dorezuar ne kthetrat e vdekjes dhe tortures te Sigurimit Shtetnor te regjimit te diktatures.Eshte nje peshe e rende qe e mundon dhe e bene te urrej njerezit madje edhe veten e tij.Ne fakt per tere boten nuk deshiroj te jem ne lekuren e atij qe shiti prindin.Prandaj eshte kaq agresiv dhe urrejtes sepse ishte aq i lig dhe frigacak ne momentet kur duhej te ishte i forte.Ky njeri me fjale e shkrime leshon vetem energji negative qe eshte reflektim i shpirtit dhe ndergjegjejes se tij te semuer.

    1. Mua me duket shume i sakte ne analize. Mbase mizantrop mund te jete ai diktatori jot qe jeton te bunkeri ne maje te malit.

  3. E djathta dhe oppozita kane nevoje per politika te mirefillta konservatore se na cane @@rin keta demagoget bolshevike qe ushqejne vetem frymen e majte ne Shqiperi.

  4. projektim,
    Tosi pranon vete qe po komenton dhe jo analizon projektin. Pra se ku dhe si e sheh ti analizen me ben te kuptoj se je pak si deficient.
    Ne komentin e tij, Tosi nuk jep asnje mendim per cilesine e projektit dhe nuk eshte era e pare qe mban nje qendrim te tille per projektet bashkekohore por kapet mbas alibise se po prishen objekte monumente kulture qe ne fakt nuk kane vlera te tilla. Ato perbejne vetem nje fakt historik, qe jane ndertuar ne periudhen fashiste.
    Madje une kam pershtypjen se ai nuk kapacitet per t’u bere opnence te mirfillte dhe fshehet mbas alibise per te shfryre inatin e tij bizantin kunder Edit deri ne humbjen e kontrollit te vetvetes duke nxitur idene per t’a terhequr zvare per se gjalli.
    Me te njejtin “pasion” kundershtonte ndertimin e stadiumit duke “argumentuar” se si do reagonte cilido arkitekt Italian po t’i kerkonin mendim per stadiumin e vjeter!!!!!
    Ministrite, bulevardi, Instituti i Arteve, Muzeu Arkeologjik, universiteti bashke me stadiumin perbenin spaten, simbolin fashist.
    Tani o projektim une po te shtroj pyetjen a do t’a lejonin arkitektet italiane te stampohej simboli i shqiponjes dykrenare ne qender te Romes?!
    Ajo qe degjoje dhe shohe deri tani eshte lufta qe po ben analisti yt Tosi per mbrojtjen e simboleve fashiste me nje kosegunce qe edhe Ducja do ta kishte zili.

    1. Cdo periudhe ka pasur arkitekturen e vet dhe si rrjedhoje ka vlere historike qe ndikon drejtpersedrejt ne kujtesen e nje vendi. Ketu nuk flitet per ndonje banese dosido me qerpiq qe mund te gjehet kudo, por per nje ndertese te ndertuar specifikisht si objekt kulturor dhe qe ka sherbyer si i tille per dekada. Fakti qe tani mund te ndertohen gjera shume me te mira nuk mund te justifikoje fshirjen e memorjes historike te nje qyteti. Gjera te tilla i bente Enver piskopati dhe sorrollopi i tij.

  5. Desha te kujtoj vlersimin e Maks Velos per qendrimin e Fatos Lubonjes gjate diktatures .Ai bashkjetuesi dhe bashkevujatesi i tij e quan HERO o elvis dhe e dyta o elvis Fatosi ka shprehur nje qendrim te tijin kur thote qe nje anije skandinave nuk duhet ne mesdhe qdrim ky qe ti mund ti beje oponence .

  6. projektim,
    edhe nje here me shprese se do te kuptosh dicka.
    Regresi qe po perjton mbare shoqeria shqiptare mbas nderimit te sistemeve nga deficentet dhe disa qenje qe shohin bardhe e zi po justifikohet si pasoje e atij te shkuar. Ky justifikim perligjet nga kalcifikimi i filozofise marksiste zbatuar egersisht sipas Enver Hoxhes ne mentalitetin e turmes injorante. Ashtu si Enveri qe per cdo disfate akuzonte Zogun, ashtu edhe Saliu akuzon Enverin per paaftesine e tij ne ndertimin e shtetit. Turma mbetet turme, dhe vazhdon te luftoje tashme ne dmokraci me armet e social-komunizmit.
    Ne kete kuader po te analizojme punen e bere per monumentet e kultures ne dy periudhat e fundit nuk ka as me te voglin dyshim qe ne sistemin e shkuar duke mare ne konsiderate edhe cmendurine e vitit 1968 eshte punuar shume,….. shume me teper. Kjo jo per faktin e bonsensit te Enverit apo Partise, po per vete natyren e diktatures e cila shpenzon shume per propaganden perfshi edhe ate kombtare.
    Dhe ne mbyllje ne kriteret e mbrojtjes dhe ruajtjeve te monumenteve historike perfshihen ato objekte qe jane me te spikatur si nga funksioni ashtu dhe nga vlerat arkitektonike, por gjithmone ne nje mase te permbajtur kur ato i takojne popujve dhe kulturave te kombeve te tjere, Kjo perzgjedhje eshte pergjegjsi dhe detyre qe duhet t’a bejne specialistet perkates dhe jo Fatosat, Pioneret apo projektim me “p” te vogel te shtypit te kujtdo sistemi apo qofshin ata.

    1. Fjala projektim te eshte dedikuar pikerisht ty qe sindromat e tua ia projekton te tjereve. Sic duket ty nuk te intereson te ruash ate pak histori qe i ka ngelur Tiranes, por te intereson vetem funksionaliteti apo jo i nderteses. Ndertesa fare mire mund te ruhet dhe teatri i ri te ndertohet diku tjeter. Fakti qe nuk behet kjo ruajtje do te thote qe lakmohet pozicioni ku ndodhet kjo ndertese, ne kurriz te fshirjes se kujteses, qofte kjo komuniste, fashiste, e brendshme, e huaj. Sigurisht qe matrapazet e tranzicionit nuk do fitonin pjesen e tyre nga PPP-ja e rradhes, por qyteti gjithashtu nuk do penalizohej duke u dukur si dicka komerciale qe ekziston kudo, por do dukej si nje qytet qe ka nje histori te larmishme dhe e fakton kete me gjurmet qe ajo histori ka lene. Ti kerkon te justifikosh makuterine e hajduteve qe simpatizon duke baltosur Lubonjen, duke zhurmuar opinionin publik, dhe duke shkaktuar dem ne memorien kombetare. Kur te dalesh nga kjo kllapi mund te merresh seriozisht, se per momentin thjeshte dukesh si propagandist i rendomte qe mund ta gjesh ne cdo sistem autokratik si ky i Edvin Veliajt apo Erjon Rames.

  7. Per disa nga ju qe i kunderviheni Fatos Lubonjes me ca komente banale, ju jane verbuar syte dhe mendja qe nuk shihni arsyen e vertete te shembjes se Teatrit? Teatri do te spostohet nga pozicioni origjinal sepse duhet lene vendi per kullat e majme. Nuk ka asnje asye tjeter pse te mos rikonstruktohet dhe t’i ruhet fasada, duke e bere edhe me te madh e sipas normave bashkohore. Por ne nje nje rast te tille nuk duhet t’a leviznin nga pozicioni fillestar. Meqe iu duhet ajo cope toke, thone qe po e shembim fare dhe e ndertojme fare te ri. (mundohen te fshehin faktin qe do te spostohet me tutje). Ky lloj projekti dhe menyra sesi po u serviret shqiptareve eshte nje turp, nje turp i madh dhe te gjithe duhet te protestojme per kete marrje neper kembe te dinjitetit te te gjitheve!

  8. Dhenia e nje mendimi nga z FATOS, si duket cenon mos prekjen e planit te KM , qe me unin e tij, prej tirani thote do behet sic thome une. Po kush eshte KY? kete na e thote z FATOS, qe sot ne pushtetin (demokratik) e unit ky KMvete vendos, e vete vulos.A eshte per ta patur frike se ka nuancadiktatori? A e shihni qe nje here te veteme nuk flet per varferine. Kultura e nje vendi shkruhet e shikohet nga historia. Shikoni TIRANEN, THONE zhvillim, po,, ka zhvillim, por nuk ka mbet njolle historike, e as e tradites arkitekturoree perfaqesimit kulturor, si kryeqytet, vetem beton, kulla, kafe, dyqane,Mish-mash, e ka bere si babiloni, e na thote per zhvillim. JO, JO ai e ben per oligarket, qe te justifikojne parat, e ku si gjithemone ka xhepin e tij edhe ky KM per kullen e vet.Ai plan teatri mund te jete dhe esht sic thote z FATOS, biles mund te theme qe ka paraqitjen e nje moteli fshati modern, por per artin asgje se bashkon.

    1. Pse nuk foli Fatosi e “fatoset” tjere per gjendjen e plotesisht te shkatrruar te Teatrit kombetar?Si mendoni ju se duhet lene ate rrenoje ne mes te Tiranes per monument.Ku ishin pushtetet te djethte e te majte ?Pse nuk ndermoren asgje por e lane teatrin rrenoje si per nga struktura e ndertimit ashtu edhe per aktivitetin .Tragjedia jone eshte se edhe ndertimi i kishes apo gjamise veshtrohet nga kendi partiak dhe interesi per pushtet.Ky mizantropi don te ngrehe njerezit e gjalle zhage pse po ndertojne .Ky eshte pjerdhe nga mendja dhe vete surrati i tij tregon njeriun me mendje te prishur qe mendon vetem zi e me zi.

  9. Vini re, per kuriozitet me shume. Te gjithe ata qe mbrojne Tosin jane gjysem nalfabete, sidomos nje injorant me emrin “i pa emer”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *