• |
ide | kryesore

Ministrat gjysëm-peshq/ Karikatura nervozon Edi Ramën në Elbasan

Lajme, Të fundit



Një karikaturë që i shfaqte ministrat e Edi Ramës si gjysëm-peshq duke notuar në det, mirëpriti kabinetin qeveritar në Elbasan. Por megjithëse kryeministri ishte vizatuar si Poseidoni në karikaturë, ironia nuk i ka pëlqyer.

Për shkak të deklaratave për kapjen e peshqve të mëdhenj, Rama nuk ka pranuar të flasë as me shaka për këtë temë.

Kryeministri u bë nervoz sapo iu bë analogjia me karikaturën në mur.

“Unë nuk kam lajmëruar asnjë arrestim të bujshëm se unë nuk kam për detyrë të arrestoj njerëz, edhe kshu që kur të zgjoheni nga ëndrra që keni parë duke lajmëruar arrestime mund të bëhemi bashkë për një konferencë shtypi” iu përgjigj kryeministri gazetares së News24, Marsela Karapanço duke treguar se nuk donta zgjaste më shumë.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *