• |
ide | kryesore

Ministri i Brendshëm Xhafaj shkon në zyrën e ambasadorëve të BE në Tiranë

Lajme, Të fundit



Ambasadorët e vendeve të BE-së janë duke zhvilluar një takim me ministrin e  Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Takimi ka rreth dy orë që ka filluar dhe po zhvillohet në zyrat e BE-së në Tiranë.

Mësohet se në fokus të diskutimit është vettingu në polici dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Të 11 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, si dhe punonjësit e gardës e të SHÇBA do t’i nënshtrohen procesit të vettingut sapo ligji të hyjë në fuqi.

Përveç tyre, vettingut mund t’i nënshtrohen me dëshirë edhe ish punonjësit e Policisë nën moshën 55 vjeç, përfshirë edhe të shkarkuarit nga detyra, por që Gjykata u ka dhënë të drejtë, duke shfuqizuar urdhrin e shkarkimit.

 



6 Comments

  1. Vettingu ne polici eshte nje e mire per te gjithe vendin pasi rendi dhe siguria rritet ne nivele maksimale dhe polici do te trajtohet me respektin me maksimal ne keto 28 vite.

  2. Nderkombetaret kane shume muaj qe e mbeshtesin ministrin dhe kjo tregon besimin e tyre ndaj tij, nje besim qe po tregohet me punen e ketij te fundit.

  3. Puna e treguar sjell dhe mbeshtetjet e duhura. Kam besim maksimal qe puna e nisur do te shkoj deri ne fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *