Fatmir Xhafaj, ministri i Brendshëm, ka zhvilluar një takim me ambasadorë të vendeve të BE në Tiranë. Në një reagim në Twitter pas takimit, ministri Xhafaj ka dhëne edhe detaje nga takimi, ku shkruan:
“Takimi i dytë pas 3 muajsh me të gjithë ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Informova dhe iu përgjigja interesit të tyre të veçantë për punën dhe progresin e bërë në kuadër të zbatimit të prioriteteve dhe masave për konsolidimin e shtetit ligjor. Prezantuam rezultate konkrete në disa fusha: si në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të operacionit Antikanabisin, Menaxhimin e Kufirit, Policimit në Komunitet, Vettingun etj. Shprehëm mirënjohjen për bashkëpunimin e krijuar këto muaj pune të përbashkët. Bashkëbisedim tejet konstruktiv. Jemi të emocionuar dhe të inkurajuar për vlerësimet tejet pozitive, për besimin e shprehur për MB, Policinë e Shtetit dhe Task Forcën Speciale si dhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Jemi në rrugën e duhur. Të vendosur të ecim përpara”. – shkruan Xhafaj.
Sa maskime ,e mashtrime duhet ti kete treguar ky hetuesi miqeve europiane, Me genjeshtrate vazdueshme, kujtojne se po mashtrojne ambasadoret e vendet e tyre, keta kujtojne se i han bota elozhet e maskat e ketyre, Shihni raportet qe nga AMERIKA, e EUROPE e pastaj te na llomotise per suksese HETUESI I ENVERIT.
Skam pare e degjuar me pare qe ne shqiperi ti mbledhi ministri te gjithe ambasadoret. Kjo gje tregon nje besim te jashtezakonshem ndaj tij dhe institucionit qe po drejton.
Ka kohe qe rendi dhe siguria ne vend jan rritur dhe kjo fal punes te bere.
Takimet me ambasadoret jane te shume frytshme dhe tregojne vendosmerin me te cilen po punohet.
Fakti qe ambasadoret e perkrahin eshte se jane pro reformave qe ky po ben. Realisht e fitoj besimin qe kur beri reformen e shqiptarve. Reformen ne drejtesi