• |
ide | kryesore

Takim me Aldo Baren? / Etilda Gjonaj i përgjigjet Flamur Nokës

Lajme, Të fundit



Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e quan sulm të ulët ndaj saj deklaratën e sotme të Flamur Nokës, se ajo kishte shkuar në qelinë e Aldo Bares në burgun e Peqinit, për të shantazhuar dikë.

Duke e quajtur Flamur Nokën një prej figurave më të diskredituara të opozitës, Gjonaj shprehet se vizita e saj brenda burgut të sigurisë së lartë është zhvilluar brenda normalitetit të saj si Ministre e Drejtësisë.

“Kthej mbrapsht me përçmim sulmin e ulët të Partisë Demokratike, përmes një prej figurave më të diskredituara të teatrit politik opozitar, lidhur me vizitën time të punës në IEVP e Peqinit.

Vizita ime është zhvilluar brenda normalitetit të detyrës sime si Ministre e Drejtësisë.

Këtë detyrë e kam marrë me të gjithë përgjegjësinë që ajo ka dhe prej ditës së parë, e kam pasur plotësisht të qartë edhe detyrën, edhe me çfarë do të duhet të përballesha. Përfshirë edhe zhgarravitësat profesionistë të mjedisit të debatit publik.

Kam bindjen se çdo njeri normal që i lexon apo dëgjon marrëzira si kjo e sotmja ndaj meje (dhe fatkeqësisht ndodhin përditë), e kupton pa asnjë mundim se burimi i tyre është dëshpërimi i një opozite që ka humbur gjithçka”, shprehet Etilda Gjonaj.

Më herët deputeti Flamur Noka postoi në rrjetet sociale një koment mbi takimin e Gjonajt me Aldo Baren.

“Ministrja e Drejtësisë sot zhvilloi një vizitë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin .Dhe çuditërisht i shkon në qeli Aldo Bares. Te jete vallë rastësi apo e planifikuar ??? Cfarë mesazhi po përpiqet të përcjell ministrja me këtë vizite ??? A po shantazhon dikë Edi Rama duke i cuar ministren Aldo Bares? Si shpjegohet një ndjeshmëri e tillë e Edi Ramës për kushtet e Aldo Bares kur ndërkohë nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me një të rënë të lapsit 26 mijë familje që nuk kanë as bukë për fëmijët …A e patë se si ministrja lumturohej kur krerët e bandës Lushnjes flisnin me gjuhën e Edi Rames????A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk është Kryeministër i shqiptarëve por i bandave dhe krimit ??”, shkroi Flamur Noka.

©LAPSI.AL 



7 Comments

  1. etilda te ruaj qenin e zagarin balla.qfar ka then berisha e noka te gjitha te verteta kan dal,qfare thot rama,kjo lavire sokaku e balla te tera rrena ka qen.sot 500 kilogram hashash ne janin po neser.

  2. Un nuk jetoj ne shqipri dhe nuk pelqej te dyja partit. Por Lexoj ndaj her lajmet qe jepni dhe qa esht esht shkru ne digjital kan dal te verteta

  3. A nuk ishte kjo ministre e drejtësisë që nuk dinte të jepte përgjigje se pse lejoi dëshmitarin kryesor që mund të fuste në burg Saimir Tahirin me deponimet e tij, të ekstradohej jashtë vendit ?
    Qenka Flamur Nokaj ish ministri i mbrendshëm e PD, si një person “i përfolur”
    A mos shpërtheu krimi e droga në kohën kur ishte ai në detyre apo në kohën e ministrave të Ramës.
    A mos duhet ti marim si “akuza” ndaj Nokajt lojrat primitive me përqeshjen e emrit të tij “Flamur” nga Rama e lehësit pranë tij ?
    Nuk mund të vë dorën në zjarr e të them se të gjithë politikanët e PD janë më të mirët e më të pagabueshmit.
    Por ama më kanë neveritur sa ska, që Rama e lehësit e tij, për të luftuar kundërshtarët politikë, abuzon me stilin e Mero Bazes duke ju a përqeshur emrat : “Sala, Lulushi, Muli, Mëzati etj”
    Eshte mënyra më primitive e vetëdemaskuese e të bërit politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *