• |
ide | kryesore

VIDEO/ Edi Rama i la vetëm prokurorët që kërkojnë bosët e kokainës së Maminasit

Kryesore



Nga Edi Rama pritej që, të paktën, të mbante anën e prokurorëve që hetojnë bosët e kokainës, që sollën 613 kilogramë nga Kolumbia. Raste kur kryeministri e shpreh vullnetin e tij publikisht për çështje të rëndësishme ka plot.

Nuk kishte dilema Edi Rama kur i lëshoi lazaratasve policët e Saimir Tahirit, disa vite më parë.

Nuk kishte dilema as kur karikoi tatimorët e Briseida Shehajt kundër tregtarëve që nuk shpërndanin kupon tatimor.

I prerë u tregua edhe kur i suli inspektorët e OSHEE-së të kapnin ata që nuk paguanin dot energjinë elektrike. Ose kur urdhëron fadromat e Dallëndyshe Bicit të shkatërrojnë ndërtesat, që ia prishin tablonë e projektit “do të bëjmë shtet”.

Shembujt kur Rama tregohet i papërmbajtshëm në anën e ligjit janë shumë, por në Studion e Hapur të News24 tregoi një fytyrë tjetër.

Kryeministri e quajti normale që bosët e kokainës nuk ishin kapur. Kështu ndodhte edhe nëpër filma, tha ai, ku nuk kapej i gjithë rrjeti, por vetëm “argatët”.  Madje, Rama u habit se si mund të pretendohet që të kapeshin bosët e vërtetë të kokainës.

“Pse duhet që hetimi doganor dhe policia në atë operacion të kapnin gjithë rrjetin?!” u shpreh gjithë habi Rama.

Por shenjat e qarta të sterilitetit, kryeministri i tregoi kur u distancua totalisht nga hetimet e prokurorisë për kokainën dhe nuk mbajti asnjë qëndrim për hetimet e prokurorisë.

“Kjo nuk është një çështje e kryeministrit të Shqipërisë. Kjo është një çështje e organeve hetimore dhe e procesit hetimor” tha Rama, që i vuri kapak bisedës për këtë temë me një shembull domethënës. Në San Diego ishte kapur një sasi e madhe kokaine disa javë më parë dhe as DEA amerikane nuk i kishte gjetur dot bosët e vërtetë. © Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Video më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=HvB2tEan-PM&feature=youtu.be



12 Comments

  1. Ky shkrim eshte tendecioz dhe plotesisht i njeaneshem si ta kishte shkruar Shkullaku.Akuzohet Rama se i la prokuroret vetem.Neqoftese autori i shkrimit e ka percjelle intervisten ne fjale ka degjur se ne vendet e BE-se jane kape vetem muajt e fundit rreth 40.000 kg kokaine nga policia.Ne asnje nga keto vende nuk eshte akuzua kryeministri as qeveria se mos o zot te perzihet kryeministri ne punet e drejtesise.Ne asnje nga keto vende nuk e shendrron opozita krimin dhe drogen ne kauze krysore ne luften politike per pushtet.Kjo ndodhe vetem ne Shqiperi ku opozita dhe nje pjese e medias flasin,shkrujne e veprojne si te ishin ne ndikimin e kokaines.Si nuk e kuptuat njehere se nuk rrezohet qeveria me intriga,genjeshtra e gjysme te verteta.Po te ishte per shpifje, akuza,pergojime monstruoze e hedhje ndytesie Sali Berisha nuk do pesonte katastrofe ne zgjedhja.Ore njerze shqiptaret jane lodhe me rrena e broqkulla nuk ka asnje mundesi ti mashtroni ma.

    1. E pashë Ramën të “deshpëruar” e gati sa sqante që po i bien kot më qafe me “drogë,drogë,drogë, krim.krim.krim” se krime e drogë ka në gjithë Europën e askush nuk akuzon kryeministrin për këtë.
      Por cili kryeministër europian do të mashtronte si Rama qytetarët se avionët e drogës që ngelën në rërën e plazhit, ishin mushkonja e si avionë i dukeshin “Saliut” ?
      Cili kryeministër i Europës nuk do të jepte dorheqjen kur ministri i mbrendshëm që ai e quante si më të mirin e tij, antimafia italiane i zbulonte fakte se ishtë bashkëpuntor i mafies së drogës shqiptare ?
      Mandej haron Rama se vetë në opozitë ulërinte me gënjeshtren e madhe se ishte Berisha që shkoi e hodhi në erë e vrau 26 njerëz në Gërdec, pa u hetuar ngjarja e që pas hetimit e gjykimit e cilësuan si aksident ?
      Mandej aksidentë të tilla ndodhin në gjithë botën ku me më shumë e ku më me pak viktima.
      Në cilin vend të botës është akuzuar kryeministri si vrasës për aksidente ?
      Nuk janë vetëm “këta” të paditurit, injorantët e njerëz që nuk marin vesh , siç shprehej ky i gjithëdituri Rama në studion e Eni Vasilit për tëre opozitën, që e kanë ngritur zërin për drogën në Shqipëri, por janë institucione te specializuara ndërkombëtare që ja kanë drejtuar gishtin qeverisë së tij, që me ardhjen e PS në pushtet, nga Shqipëria është pesëfishuar trafiku i drogës në Europë
      Mandej ai gënjeu përsëri në studion e Eni Vasilit kur tha se pasi Lulit i plasi skandali i parave “të rusëve”, filluan akuzat për drogën, kur ështe krejt e kundërta.
      Nuk ka qenë asnjëhere Berisha autor i akuzave kundër Ramës, qoftë edhe me historinë e djalit të tij.
      Ishte Mero Baze ai që ja publikoi gjyqin e ndarjes me gruan e tij të parë e kur ky u hodh kundër Berishës se ju prishën pazaret e biznesit , Rama jo vetëm “ja fali gënjeshtrat”, por e bëri mikun e tij më të zellshëm kundërshtar të opozitës e Berishës. Pra i pranoi vetë ato që kishte thënë Meroja.

      1. Nëse ta mban , mos polemizo me “turë” po me llogjikën e fakteve.
        Mer një nga mendimet që kam shprehur e me argumente llogjike e fakte hidhe poshtë. Me “qimen e derrit” kam dashur të ironizoj pikërisht ca “coglione” si ti që lehin për padronin.

  2. Te ndeshkohet……keshtu pati thene heren e pare Rama, kur nis valen e presionit, intimidimit dhe te trysnise ndaj Prokurorise ( ata qe nuk e mbajne mend, behet fjale per rastin e arben imamit, per te cilin Mimi Kodheli kishte cuar 12 mije faqe me shkelje…..vetem sa i bene fresk)….tani qe gota e llalles i ka ngele Arta Markut ne dore, rama hesht ..

  3. Rama thjesht tall k@rin me mediat e pjerdhura qe i lepijne bythen shqupit. Zgjedhjet e 2019@2021 do fitohen nga rama sepse shumica e ndershme e shqiptareve nuk pjerdh per fake news e sponsorizuara nga ruset apo nga kokaina e trustit te geshtenjave.

  4. shoku i qimit dhe i pa emer, por me mut ne tru ,shoke e shoqe si zonja e billall shehu edvnka rama qe ju duket avioni mushkonj e jasteku griselda femij nent muajsh ende krenohen.madje krenohen edhe pse ilir metes i hengren ngjalen ne lalz,kur e quanin ilirin hajn me ze dhe figur.i kerkonin ilirit bllokun ,ju kujtohet ben ter at 21 janar dhe i hengren ilirit ngjalen dhe topet,e monikes pallen dhe koqet.NUK KENI PARE GJE AKOMA edhe pse ju tha bastard e kokpalare,njeri qe akuzoi baban e vet se i qiu gruan si shoku i te qimit qe ka postuar lart ,e ben madje PRESIDENT pa asnji koker te berishes,bashes etj por vetem me 74 vota te doshit,tahirit,ndokes,pjerdh e dhin ndreut,etj.ja kush jeni ju mut STALINI KENI ne tru.

  5. Nje kujtese per ndonje qe vuan nga skleroza!
    Para pak ditesh doli raporti i Bordit Nderkombetar te Kontrollit te Narkotikeve, ky raport e cileson Shqiperine si Vatren kryesore te droges ne Europe!
    U kap ne Durres sasia e 613 Kg. kokaine nga Kolumbia me nderhyrjen e te huajve. U tha se ishin bere dhe 96 rruge tjera me pare me ngarkesa kokaine!
    Tani ky Import me kuintale kokaine nuk behet pa kallauz qeveritar. Kot nuk doli dhe raporti i Bordit te Narkotikeve. Rama natyrisht qe nuk mund te flase dot ne perkrahje te hetimit te ketij Importi kokaine. Eshte Importi dhe pastaj Eksporti i saj ne Europe qe e mban ne pushtet. Eshte kjo afere e vetmja arritje e qeverise Rama, nuk e mohon dot njeri. Si mund te dale Rama e te prese degen ku eshte ulur?

  6. Ju kundershtaret e qeverise aktuale ashtu si jeni sot,me kete lidership te dyzuar genjeshtar ,injorante e gojeqenef,me kete ekip te shpartallur dhe te konfrontuar mbushe me injorante,zhurmaxhinje e pervers seksual nuk mund ti levizni as kemben Rames i cili ka perkrahjen e shumices apsolute te shqiptareve dhe te gjitha qendrave vendemarrese te perendimit.Vertete jeni shurdhua e verberua,po ju nuk po ua vare askush ne gjithe kete zhurme qe beni.Po si mund te shpresoni se mund te rrezoni Ramen me ulurimat e nje plaku teqoroditur ,genjeshtar e intrigant i cili sot eshte kufome politike pa asnje vlere.Si nuk kuptoni se ajo qe ju tha Fazliq per bashen eshte e vertete,ai eshte sa genjeshtar aq edhe injorant politik .Tani ju mund te kerceni perpjete dhe te perplasi pertoke sa here te doni por me kete lidership,me kete ekip dhe me kete strategji Rama me komoditet mund te qendroje sa te deshiroje ne pushtet.Vetem shikoni ku jeni katandisur ne parlament.

  7. Ahahahaha…ku e keni gjetur kete foto kaq te bukur more? Me teper se me Kryeminister, ngjet fiks me nje te semure psiqik! Zaten i tille ka qene qe ne vogli, nje idiot i lindur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *