• |
ide | kryesore

Besnik Mustafaj në ‘mbrojtje’ të Bashës: Lobimi rus, shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik

Lajme, Të fundit
mustafaj-basha_1498749963-4416363.jpg

Themeluesi i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj, i konsideron si shpifje akuzat e qeverisë për lidhje të fshehta të lidershipit të PD-së me Rusinë.

Në një prononcim për “Panorama”, Mustafaj deklaron se drejtimi i vetëm që PD-ja ka pasur nga krijimi i saj dhe që do të vijojë të ketë gjithmonë, është ai pro perëndimor dhe pro amerikan.


Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Partia Demokratike e ka provuar veten si një forcë pro europiane, duke e integruar vendin në NATO dhe liberalizimin e vizave.

”Partia Demokratike ka qenë, është dhe nuk ka asnjë shans që të jetë ndryshe, përveçse një parti pro perëndimore, pro europiane dhe pro amerikane. Le të kujtojmë se integrimin në Këshillin e Europës e ka bërë PD, gjithashtu integrimin në NATO, liberalizimin e vizave. Në gjykimin tim, të gjitha këto sulme që i bëhen për prirje apo lidhje të fshehta me Rusinë, janë absolutisht obstruksione dhe shpifje pa asnjë bazë në realitetin politik. Këto shpifje nuk kanë asnjë lidhje as me frymën e bazës së Partisë Demokraitike, as në aspiratat e saj dhe as në lidershipin e saj. Unë nuk dua të bëj supozime për sa kohë këtë çështje e ka marrë në dorë Prokuroria. Unë besoj se do t’i shkohet deri në fund. Unë, si anëtar i Partisë Demokratike, si themelues i saj, kërkoj absolutisht me vendosmëri që lidershipi i PD-së në emër të interesave të demokratëve dhe interesave të Shqipërisë dhe të kauzës që përfaqëson PD, të bëjë transparencë të plotë me sinqeritet dhe ndershmëri për këtë çështje”, – shprehet Mustafaj.

 

1 Comment

  1. Transparenca nuk bëhet me llafe por me dokumenta.
    E deklaroi publikisht Basha që nuk ka bërë asnjë marëveshje me kompaninë lobuese skoceze me të ciln abuzon revista e financuar nga Sorosi, e nuk ka asnjë dokument të firmosur nga PD që të ketë bërë marëveshje lobimi me “rusët” siç abuzohet me propogandat soroiste. Besniku e të gjithë antarët e PD e jo vetëm të kësaj partie, e kanë të kjartë se e gjithë historia e sajuar e bashkëpunimit të së djathën me Rusinë, është thjeshtë një bllof i dështuar i propogandave soroiste.
    Akuzat me hamendësime janë pa vlerë para fakteve.
    Mund ta quaj “të ligjshëm” dyshimin se Edi Rama e ka përdorur ndaj BE e SHBA kartën e kërcënimit se nëse ju nuk përkrahni Shqipërinë (lexo mua), unë do ti kthej sytë nga Rusia e Turqia. Ky është një fakt i vërtetuar me zë e figurë, e nuk ka asnjë lider të opozitës aktuale shqiptare që të ketë bërë deklarata të tilla publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu