• |
ide | kryesore

Dyqind policë italianë për operacionin “Shefi”, goditet banda që sillte kanabis nga Shqipëria

Lajme, Të fundit



Dy grupe të mëdha kriminale të trafikut të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali janë goditur mëngjesin e kësaj të mërkure në Bari të Italisë, ndërsa në prangat e policisë kanë rënë disa anëtarë të këtyre bandave.

Policia italiane në bashkëpunim me Policinë shqiptare ka ndërmarrë një operacion antidrogë të koduar “Shefi” nën koordinimin e Antimafias Italiane. Dy grupet kriminale dyshohet se trafikonin edhe droga të forta si kokainë.

Mbi 200 forca të rendit kanë ekzekutuar 43 urdhëra arrestimi ndaj personave të akuzuar për trafik marijuane, kokaine e hashashi. Gjatë këtij operacioni është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e llojit kanabis. Mes të arrestuarve janë edhe 20 shtetas shqiptarë. Droga trafikohej nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias në Itali.

https://www.youtube.com/watch?v=r4ISG2by840&feature=youtu.be



1 Comment

  1. e qelben o e qelben ter boten edvin stalin vuqiq rama,fatmir enver gramoz xhafa,olsi monster enver kristaqi,agron habil xhaf tahir qorri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *