• |
ide | kryesore

Nisin hetimet në Itali për arkitektin e Ramës

Lajme, Të fundit



Stefano Boeri, arktiketi që bëri planin urbanistik të Tiranës, “Tirana 2030”, është vënë nën hetim nga prokuroria në Itali për faktin se ka ndërtuar me beton në një park të ruajtur.

Qendra multifunksionale që po ndërtohet në Norcia, supozohej të ndërtohej me dru. Por Boeri, në rolin e drejtuesit të punimeve për këtë qendër ka përdorur betonin.

Për faktin se fondet për ndërtimin e kësaj qendre u mblodhën nga televizioni Tg La7 dhe Corriere della Sera si ndihmë pas tërmetit të fuqishëm të vitit të kaluar në këtë zonë, ngjarja ka marrë jo pak vëmendje mediatike.

Ironikisht, sikurse në Tiranë, edhe lejen për ndërtimin me beton në Itali, Boeri e ka marrë nga kryebashkiaku i qytetit. Koincidencë kjo, që më shumë se një mani e italianit për të miksuar rërën me gëlqeren, lidhet me abuzimet e personave që qeverisin qytetet.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Po per kete lajm pse nuk thonie qe e moret nga EXIT.AL

    Bravo Lapsi .. me ne fund e demaskuat Ramen fare… ( ai as qe e rruan fare per ju dhe per keto pacavure qe botoni pa pushm )

    1. ai-rama pos rrigaq e kriminel si ver e ti nuk zgjedh,na thuaj ti AI ku i gjeti ter frroket,ndoket,roshet,doshet,prenga ,tahira,balila,xhelila,habila etj rama.as me konkurs e as ne burgun me te madh nuk ka me shum kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *