• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i IGJEUM, këto janë zonat që rrezikojnë të përmbyten

Lajme, Të fundit



Reshjet e rëna gjatë ditëve të fundit kanë sjellë rritje të nivelit të lumenjve dhe përmbytje në disa qarqe. Mësohet se nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes, ndërsa nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të prurjeve nga Liqeni I Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna, por me TENDENCË ULJE.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë rënie të prurjeve.
Ndërsa për sa I përket motit, MTEO parashikon se sot pasdite dhe nesër në shumicën e qarqeve priten reshje të dobëta. Në qarkun e Lezhës priten reshje lokale mesatare, ndërsa qarqet e jugut pritet të kenë reshje lokale të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e enjte, dt.15) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 16 °C
në vendet e ulëta: 5 / 17 °C
në vendet malore: 1 / 12 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt.14) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e enjte, dt.15) deri e fortë në bregdet.



1 Comment

  1. Igjeum eshte nje kompani qe nuk ka kurrfare akreditimi dhe besueshmerie…eshte e maskuar mire nen emrin institut etj etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *