• |
ide | kryesore

Raporti/ Shqiptarët, populli më i dëshpëruar i Europës

Lajme, Të fundit



Shqipëria renditet në vendit e 112 nga 156 shtete në indeksin e lumturisë për vitin 2018, duke qenë e fundit në Europë, pra më e palumtura.

Në raportin e publikuar sot nga OKB, Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete si Tunizia, Sierra Leone, Iraku apo Bangladeshi.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Në tre vitet e fundit, Shqipëria është përkeqësua me 22 vende, raporton Monitor.

Në grafikun e ndryshimit për periudhën nga 2008–2010 në 2015–2017, Shqipëria renditet ndër 9 vendet në botë që kanë shënuar përkeqësimin më të madh (-0791 pikë), së bashku me vende si Madagascar, Botsëana, Turkmenistan, Ukraine, Yemen, Syria, Malawi, Venezuela.

 



4 Comments

  1. Prandaj edhe dalin me mijra neper rruge e sheshe e ske lokal bosh se qenkan me te palumturit. Prandaj edhe sa ngrohet koha derdhen neper plazhe nga veriu ne jug se qenkan me te palumturit. Prandaj edhe ne qe jetojme ne keto vendet e ‘’lumtura’’ mezi i mbledhim 10 dite qe te kthemi e bejme pushimet midis ketij deti te ‘’palumturish’’. Nje gje ka ketu, kur shqiptaret emigrojne ne keto vendet e ‘’lumtura’’ atehere e kuptojne qe lumturine e kane lene pas.

    1. byrazer ti paske thith me shum se rama kokain sot.po nuk ikin 350 mij njerz se koti ne 5 vite te rames azil.vetvraske dit per dit nga dy a tre,jelmime,trirol,kanabis,pis etj,ku shef lumturi ti duke thithur kokain e shitur kanabis,

    2. Fakti qe ti je emigrant nostalgjik dhe i paintegruar nuk do te thote qe te tjeret jane te gjithe njesoj si ty, dhe as qe shqiptaret brenda ne Shqiperi jane te lumtur. Realiteti eshte qe Rilindja solli eksode dhe depresion ne kete vend. Ndersa per ty realiteti eshte qe t’i gezohesh fatit qe je andej nga je dhe mos u harxho kot per turizem ketej se ne mos ushqimet do jene te skaduara, rruget do jene beterr, dhe drogaxhinjte do jene githandej.

  2. bYRAZERI; DO KETE SHKUAR EMIGRANT ME NDONJE SKAF DROGE, E VAZHDO JETEN E HAJNIT, SI VETE KETA QEVERITARET TANE, SE EDHE KETA KESHTU THONE,,, PAREKA,,,PUNE KA. EKONOMIA ESHTE RRITUR. POR NUK NDIHEN PER DROGEN ,, KORRUPSIONIN, KRIMINALITETIN. mOS SHIH ATA QE VENE PER TE KALUAR DITEN ME XHEPA BOSH, E ATA QE VIJNE VERDALLE S E KOTI, SEPSE ATA S;KANE BUKE PER FEMIJET,SKANE PARA PER ILACE, S; KANE LEKE TE PAGUAJNE DRITAT. UJIN, E RENDESAT E TJERA NE FATURA FIKTIVE,,, E TI QERRATA EMIGRANT,, NA E BEN PARAJSE HUMNEREN. JAZEK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *