• |
ide | kryesore

Shkodër, hidrocentrali i Vaut të Dejës vijon shkarkimet

Lajme, Të fundit



Hidrocentrali i Vaut të Dejës vazhdon shkarkimet, por këtë të mërkurë intensiteti i tyre është përgjysmuar.
Aktualisht KESH është duke shkarkuar 600 metër kub për sekondë ujë, ndërsa prurjet natyrale në kaskadë janë 1300 metër kub në sekondë.

Sipas të dhënave, niveli i ujit në hidrocentrale është në kufijtë e maksimumit të lejuar, ndërsa HEC-i i Fierzës është duke arritur kuotën e 296 metrave.

KESH ka vijuar eksportin e energjisë elektrike, ndërsa prej një muaji po prodhon duke vënë në punë të gjitha kapacitetet. Një ditë më parë koorporata realizoi një shitje të një sasie shtesë energjie, për shkak të rritjes së prodhimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *