• |
ide | kryesore

Stephen Hawking: Zbulimet e shkencëtarit që përmblodhi historinë e universit në një ekuacion

F1, Planet



Stephen Hawking nda nga jeta në mënyrë natyrale, në moshën 76-vjeçare, ditën e sotme në shtëpinë e tij. Fizikanti teorik i Kembrixhit ishte një nga shkencëtarët më të njohur në botë. Po cilat janë disa nga zbulimet e tij?

Ai u bë i famshëm nga një seri studimesh që lidhën teorinë e madhe të gravitetit, të Albert Einsteinit, relativitetin e përgjithshëm, me botën e çuditshme të mekanikës kuantike, që zakonisht zbatohet në gjëra të vogla si atomet dhe molekulat.

Hawking arriti në përfundimin se vrimat e zeza mund të zhdukeshin vetë së ekzistuari. Gjithashtu, ai zbuloi ekuacione që mund të përshkruanin të gjithë historinë e universit.

Zbulimet më të rëndësishme të Hawking

Me matematicienin e Oksfordit, Roger Penrose, ai tregoi se nëse ka ekzistuar njëherë një ‘Big Bang’, ai duhet t’a kishte zanafillën nga një pikë jashtëzakonisht e vogël, një grimcë.

Vrimat e zeza rrezatojnë energjinë e njohur si ‘rrezatimi Hawking’, ndërsa humbin gradualisht masën e tyre. Kjo ndodh për shkak të efekteve kuantike pranë cepave të vrimave të zeza, në një rajon që quhet ‘horizonti i ngjarjes’.

Ai parashikoi ekzistencën e mini-vrimave të zeza në periudhën e ‘Big Bang’. Këto vrima të zeza të vogla do të kishin qenë tepër të nxehta dhe që derdhnin masë deri sa të zhdukeshin, potencialisht duke i dhënë fund jetës së tyre për një shpërthim që do të lëshonte sasi të mëdha energjie.

Në vitet ’70-të, Hawking dyshonte se grimcat dhe drita që futej në një vrimë të zezë shkatërroheshin përfundimisht nëse vrima e zezë zhdukej. Hawking fillimisht mendoi se ky ‘informacion’ ishte humbur nga universi. Por, fizikani amerikan, Leonard Susskind, nuk ra dakord. Këto ide u bënë njohura si ‘paradoksi i informacionit’. (përktheu lapsi.al) Në vitin 2004, Hawking ndryshoi mendim.

Me fizikantin Xhejm Hartle, ai u përpoq të përshkruante historinë e kozmosit në një shprehje matematikore, të quajtur “Funksioni i Valëve të Universit”. Por, teoria kuantike tregon se dallimet ndërmjet hapësirës dhe kohës janë të paqarta. Pra, ky propozim tregoi se nuk kishte kuptim të pyesje se çfarë kishte ndodhur para ‘Big Bang’.

Fiksimi i tij me vrimat e zeza

Përpjekjet e para të Hawking në botimet shkencore filluan në vitet ’60-të, kur ai ishte student, dhe kishte ndjerë vetëm shenjat e para të sëmundjes që do të bëhej një pjesë e madhe e jetës së tij.

Me matematikanin e Oksfordit, Roger Penrose, ai tregoi se nëse do të kishte një ‘Big Bang’, ai duhet të kishte filluar nga një pikë jashtëzakonisht e vogël.

Në atë kohë, kur radioaktiviteti kozmik i mikrovalëve sapo ishte zbuluar në qiell, kozmologët e tjerë shpresonin për diçka më pak radikale sesa nocioni i një universi të tërë që vinte nga asgjëja.

Sëbashku, Hakwking dhe Penrose treguan se kërkimi për përgjigje më ‘të buta’ ishte i pashpresë.

Të bësh vrimat e zeza të zhduken

Në vitet ’70-të, Hawking kërkonte të tregonte se vrimat e zeza nuk ishin aspak të zeza, por në të vërtetë, siç e quajti dhe një gazetë, “të nxehta dhe të bardha”.

Vrimat e zeza janë përbindëshi i fundit i relativitetit të përgjithshëm. Të konceptuara fillimisht nga John Wheeler, vrimat e zeza janë rajone aq të ngjeshura të hapësirës, sa çdo gjë brenda territorit të tyre bie në një pikë të vetme.

Në atë kohë, dukej qesharake se si këto qendra gravitacionale mund të kishin të bënin me teorinë delikate të mekanikës kuantike, që është dizenjuar për të shpjeguar dritën dhe orbitën e elektroneve në atome.

Por, Stephen Hawking ia doli të vërtetonte të kundërtën. Në fakt, teoria kuantike ndryshon tërësisht fatin e vrimave të zeza.

Hawking tregoi se në skajet e tyre, vrimat e zeza krijojnë dhe rrezatojnë grimca të reja për shkak të këtyre ligjeve: humbja e energjise dhe humbja e masës. (kujtojmë ekuacionin e Ajnshtajnit, ‘E=mc2’).

Do t’i duhej një kohë shumë e gjatë një vrime të zezë për të avulluar në këtë mënyrë, por në momentet e fundit të tij, Hawking deklaroi se vrimat e zeza do të shuheshin me një shpërthim të barabartë me shpërthimin e një një bombe hidrogjeni prej 1 milion megatonësh.

Kur laboratori i quajtur “Large Hadron Collider”, u hap në dalje të Gjenevës, kishte shpresë se një akselerim i grimcave mund të ishte në gjendje të krijonte vrima të zeza mikroskopike, të cilat do të provonin idetë e Hawking.

Një çmim Nobel atëherë do të kishte qenë i sigurt. Por, laboratori ende nuk ka provuar asgjë.

Një shpjegim për universin

Pasi kishte trajtuar vrimat e zeza veçmas, Hawking u përqëndrua tek universi si një i tërë.

Ligjet e shkencës kuantike janë po aq të zbatueshme këtu, sa në një vrimë të zezë në zhdukje, sidomos në momentin e parë, atë të ‘Big Bang’.

Ndërsa studiuesit e tjerë u përpoqën të përshkruanin një moment të shkurtër në jetën e një molekulë duke përdorur ligjet kuantike, Hawkingtregoi se ishte e mundur të përfshinte të gjithë historinë e të gjithë university në një shprehje të vetme matematikore, “Funksioni i Valëve të Universit”. (përktheu lapsi.al) 

Shprehja është e veçuar, e pavarur. Ajo fillon me një grimcë në fillim të të gjitha kohërave, dhe mbyllet po nga një grimcë në fund të kohës. Nëse është e nevojshme, historia mund kërcejë para e mbrapa, por vetëm mes këtyre ekstremeve, grimcave të fillimit, ‘Big Bang’ dhe fundit.

Nuk ka nevojë të pyetet se çfarë ka ndodhur para ‘Big Bang’. Sipas Hawking, një univers ekzistues si i yni do të shpjegonte vetë veten.

Ai nuk kishte gjithmonë të drejtë

Stephen Hawking vazhdoi të punonte me degëzimet e kësaj teorie deri në fund të jetës së tij.

Të dish se një përshkrim i tillë matematikor mund të ekzistojë është një gjë, por të dish se cili ekuacion është i duhuri është një punë shumë e vështirë.

Mendja e Stephen Hawkingnuk ishte e plotfuqishme, sikurse është krijuar miti tek njerëzit.

Ashtu si çdo shkencëtar, edhe ai gabonte herë pas here. Shpesh ai duhet të pranonte humbjen në këtë luftë intelektuale.

Ne edhe mund të dimë të tilla ngjarje për shkak të preferencave të tij për të vendosur baste fantastike për pika për të cilat debatohej, si përshembull një abonim vjetor në revistën “Playboy” dhe jo vetëm.

Kjo ndodhi në vitin 2004, kur ai i dha në fund të drejtë shkencëtarit kompjuterik, John Preskill, se vrimat e zeza nuk ishin shkatërruesit e fundit të informacionit në univers. Për pasojë, teoritë e tij për vrimat e zeza mund të kenë dëmtuar disa nga ligjet themelore të fizikës.

Hawking pranoi se vrimat e zeza mund të ruanin informacion në lidhje me të shkuarën e tyre. Ky informacion do të ishte i koduar në skajet e vrimave të zeza.

Një njeri për horizonte më të gjera

Shumë hulumtues janë zemëruar nga lehtësia me të cilën Stephen Hawking krijonte publicitet, shpesh duke lënë në hije talentet e tjera me ide po aq të jazhtëzakonshme apo sfiduese.

Dokumentet e tij ishin zakonisht në skajet e shkencës matematikore, një hap i mëtejshëm përgjatë rrugës që ai kishte zgjedhur të ndiqte në ditët e tij të fundit si student. Por, këto dokumente nuk ishin gjithmonë pranë çështjeve shkencore të ditës.

Sidoqoftë, aftësia e tij për të shpalosur entusiazmin e tij intelektual pëtej trupit të tij të brishtë, dhe për të tërhequr publikun e gjerë në sfera të ashpra të shkencës, është e pamohueshme.

BBC, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 



2 Comments

  1. Dhe megjithese paska qene kaq i famshem,bile disa thone se vjen mbas Ainshtajnit,nuk paska merituar asnje cmim,qe per raste te tilla,jane minimumi i vleresimeve te punes se tyre.Per Nobelin,e dhate nje justifikim,por kete cmim e kane marre shume shkencetare te tjere,qe nuk jane vleresuar “nga shtypi” kaq sa Havking.

  2. Dhe megjithese paska qene kaq i famshem,bile disa thone se vjen mbas Ainshtajnit,nuk paska merituar asnje cmim,qe per raste te tilla,jane minimumi i vleresimeve te punes se tyre.Per Nobelin,e dhate nje justifikim,por kete cmim e kane marre shume shkencetare te tjere,qe nuk jane vleresuar “nga shtypi” kaq sa Havking.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *