• |
ide | kryesore

Trump “godet” edhe shqiptarët; Çeliku, produkti më i eksportuar në SHBA, efekti te bizneset tona

Lajme, Të fundit



Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarifë prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar. Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut.

Por, sa preken eksportet shqiptare nga ky vendim?

Sipas shifrave të INSTAT, giza dhe çeliku shqiptar është grup-malli kryesor që u eksportua në Amerikë në vitin 2017, me 18 milionë dollarë, ndërsa alumini është produkti i tretë, me gati 3 milionë dollarë. Të dy këto grupe përbënin 65% të totalit të eksporteve drejt SHBA-ve në vitin 2017. Produkte të tjera që eksportohen drejt SHBA-së janë bimët medicinale dhe vajrat dhe rrëshirat.

Në vitin 2017, eksportet e gizës dhe çelikut drejt SHBA-së u rritën ndjeshëm, duke ia kaluar vitit të më të mirë deri tani, që ishte 2010-a. Në raport me totalin, pesha e eksporteve të gizës dhe çelikut drejt SHBA-ve u rrit dukshëm, duke zunë gati 9% në 2017-n.

Në një komunikim me ‘Monitor’, bizneset kryesore eksportuese, duke përfshirë edhe këto dy metale, treguan se vendimi i presidentit Trump për tarifimin e tyre do t’i dëmtonte.
Gerti Shanaj nga “Gerti Metal” tregon se tarifimi do të ndikojë kompaninë e tij, por ende nuk e ka të qartë se si do të vijojë situata përgjatë vitit.
“ Do të na ndikojë patjetër. Një parashikim të qartë s’mund të them duke qenë se ende nuk e dimë se do të procedojnë gjërat, nuk e kemi të qartë situatën. Tarifimi do të na rrisë barrën .”- tregon z. Shanaj.
Ai shton se duke qenë pjesë e zinxhirit të Bashkimeve Europian në këtë fushë, edhe ndikimi ndaj kësaj çështje do të bëhet bashkërisht.

Autoriteti i presidentit Trump për të imponuar këto tarifa të thella rrjedh nga një hetim i Departamentit të Tregtisë që përfundoi muajin e kaluar se metali i importuar kërcënonte sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale amerikane. Administrata ka thënë se dëshiron të ‘luftojë’ metalet e importuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Kina. Vendimi përjashton Kanadanë dhe Meksikën, megjithëse presidenti Trump tha se kjo mund të shfuqizohet nëse Shtëpia e Bardhë nuk i pëlqen rezultatet e rinegocimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Europa reagon

Nga Asociacioni Evropian për Prodhimin e Çelikut (EUROFER) theksuan se arsyet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit janë absurde dhe se ky hap mund t’i kushtojë Bashkimin Evropian mijëra vende pune.

Kreu i EUROFER-it, Axel Eggert, tha se “arsyetimi për rrezikimin e sigurisë kombëtare që Trump e përdor dhe lidhjen me tarifat për financimin e NATO-s, është absurde”.

BE-ja vitin e kaluar ka eksportuar rreth 5.5 milionë ton çelik në SHBA. Prodhuesit evropianë të çelikut janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së humbjes së qasjes në treg.

“Humbja e mundësisë së eksportit në SHBA në kombinim me rritjen e pritur të madhe të importit në BE mund të na kushtojë neve dhjetëra mijëra vende të punës në industrinë e çelikut dhe sektorët e ngjashëm”, tha Eggert, ka raportuar Reuters.

Ndërkohë, edhe Franca ka kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për nënshkrimin e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit.

“Franca shpreh keqardhje për njoftimet e Donald Trumpit mbi tarifat e çelikut dhe aluminit. Ka vetëm humbës në një luftë tregtare”, ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire.



4 Comments

  1. eshte a po jo ky raliteti vetem te urtit din te permirsojne dhe orientojne dobit thotë:

    jemi ne esurin ,e procesit te zhvillimit te jetes ,ku nese jeta nuk zhvillohet sipas rregullave dhe kritereve ,cdo gje pushon se ekzistuari ,kishte nje shekull qe u provuan te gjith teoricente , shkencetar ,dhe islami ,teoricentet me teorit e tyre i sfiduan vet procesi zhvillimit kurse shkencetaret te mbeshtetur ne ligje perparuan ,kurse islami eshte tregues ligji i cili eshte i unifikuar ne gjallerin e jetes dhe gjallesave dhe perderi sa te ekzistojne gjalleria jetes ne toke islami nuk shduket po ashtu islami qarteson dhe me tutje perjetesin,tani ne vazhdimsi shohim se rendi ri boterore si do paraqitet,me cfar platforme teori hibride te cilat i kundershtojn ligjet ,apo fuqi interes dhe veprim te cilen menjeher e shkatrron konkurenca teknologjis ,fatkeqesisht asnje dere nuk na mbetet e hapur vecse ,ti pershtatemi domosdoshmerive te gjith me drejtesi hak permes vlerave marrveshjeve mirkuptimit tolerances ,dhe paqes ku keto vine permes debatit gjithperfshires ku respektohet pranohet vlerat te drejtat dhe dinjiteti njerzore ,planeti yne i dashur ku jetojme ,njerezit me deshirat e tyre ,dhe ligjet e percaktuara qe nga krijimi per kete proces zhvillimi tashme gjitha bashke perbejne nje site, ku nuk lejojne qe me dikush te hiqet si me i fuqishme zgjuari ,dhe dominuesi ,vecse ,duke u pershtatur ,angazhuar respektuar dhe ndihmuar ne domosdoshmeri ,perderi sa vet zgjilljet dobit ,garancin dhe suksesin e japin vet domosdoshmerit ky eshte nje unitet zinxhir ligjesh dhe veprimesh qe kushdo qe deshiron sukses duhet qe domosdoshmerisht ti njohe ne kete dinamik zhvillimesh ,te gjith individet dhe kolektive do ta gjejne menyren e bashkjeteses marrveshjeve dhe zhvillimit te jetes ,mos me nje partner do gjejne nje tjeter,por ceshtja eshte tek balanca dhe siguria ,sepse nese iken balanca iken ekujlibrat siguria dhe askush nuk arrin ku deshiron por drejt nje destinacioni te padeshiruar ,dhe ora fillon numrimin mbrapsht jo perpara drejt dobive mirsive zgjilljeve ,qetesise gjallerise shpreses te dashurit per tjetrin cfar deshirojme per vete,,duke dashur per vete cdo te mire dhe tjeret cdo te keqe ,ne nuk do te arrim te mirat por perpara do na dalin cdo te keqe aq sa tjereve ju deshirojme ,pse ndoll kjo keshtu u krijua
    harmonia e ligjeve dhe veprimeve gjalleria e jetes ku deshirat interesat teorit perball ligjeve kan deshtuar dhe deshtojne gjithnje ,ceshtja ,komenti behet per hulumtuesit shkencore te planifikimit ,politikave dhe levizjeve te mella per te kuptuar dhe pranuar qe veten planifikimi shkencore politik jep rendiment produktiv sikurse jep rendiment per hulumtuesit shkencore per te bere funksionale dicka te dobishme permes dhogarive mases dhe ligjeve shkencore,,ky koment behet tu vijne ne dobi hulumtuesve shkencore per ide dhe zgjillje adekuate ,ne politik bindjen qe teorit ,deshirat interesat nuk jane fuqi qe zgjillen ndryshe vecse ne baze te njohjes se krijimit tone gjallesave ligjeve te zhvillimit te jetes dhe produktivitetit dhe pershtatshmeris 100per 100 me to,edhe ne si gjini njerzore njeri me tjetrin dhe gjallesat, komenti ka qellim dobin jo demin ,e askujt sepse kur njerzit mendohen binden vlersojne ,ndalen dhe pranojne sepse ne vetvete sejcili deshiron dobin ,ceshtja eshte se duke mos u ndjekur rruget qe e garantojne dobin perse te bihet ne humbje ,ndoshta nga mosllogaritja thelle ,ky eshte kuptimi dhe qellimi nga qe ,deshiroj te miren jo te keqen ne pergjithesi te gjitheve kjo eshte esenca ,komenti eshte gjeja me e lehte te fshihet dhe mos nxirret por e rendesishmja eshte qe te mos humbasin dobit ne te nese ekzistojne me respekt

  2. Trump i paska vënë vetes detyre që të “godasë” shqiptarët ??????
    Në një shkrim tjetër të Bushatit, lexoj titullin : “Ç’po ndodh në kulisat e zyres së Trump-it ?”
    Pra ashtu siç kishte “parashikuar” politikani gjenial Edvin Rama, e gjithë bota do të shkokërka në katastrofe nese populli amerikan do të zgjedhë si president Donald Trumpin.
    Nderkaq është po ky Bushat që në shumë shkrime të tij e cilëson Ramën si fatkeqësinë e Shqipërisë.
    Por ndaje mendjen o i uruari gazetar Andi Bushati, se kush është e keqja e Shqipërisë (ta lemë hallin e botës) ?
    Eshtë Trump apo Rama ?
    P.S.
    Po të bëj thjeshtë një pyetje mbrenda etikës mediatike e nuk ke sepse e fshin komentin siç ke filluar të bësh kohët e fundit

    1. nje pershkrim rreth komentuesit te thjeshte ,komentuesi thjeshte i cdo niveli ,hyn vetem tek pozicioni i dhenies mesazhit kujtes dhe vemendje per dicka ,mbasi raliteti qendron ,sepse sejcili flet mbi nje baze ,te shikimit degjimit te zhvillimeve te historise dhe ralitetit,njerzit kan ne dore librin e zotit te verteten ,shohin zhvillimet shkencore zbulime dhe fakte mbi te dhenat e zhvillimeve koh pas kohe ,shohin degjojne informacione nga cdo burim iformativ te rrjeteve sociale ,vlersojne ate qe thuhet dhe ate qe veprohet ,dhe sejcili nxjer perfundimet ,mundet qe dikush mendimet i paraqet ne forme organizim mendimi ,por duke mos qene i kompletuar si vellim ne detaje duket si harte memece ,por fakti qendron qe raliteti i till po zhvillohet por qe nga harte memece me plotesimet e duhura ,merr kuptimin voluminoz te dobishem ,dikush mendimet i paraqet thjeshte dikush ne forme sharje urrejtje orientimi ,rregulli nga gjitha format por njerzit e zgjuar kete harte memece te kesaj kategorie ,te thjeshte njerzore ,qe gjerat i paraqesin ne forma nga me te ndryshme din si ti detajojne trajtojne kuptojne dhe kthejne ne orientime perkatese politike ligjore vepruese ,qe zhvillimi ralitetit te orientohet ku ruan te paprekura lirit dhe te drejtat njerzore te individit dhe shoqeris ,vlerat njerzore besimin identitetin ,ku njeriu lejohet te zhvillojne mendimin sipas aftesise permes vleres dhe sipas aftesise te ken meriten e keshtu ne cdo aspekt duke ruajtur dhe mbrojtur dinjitetin njerzore me te drejtat e tije gjat gjith procesit te zhvillimit te jetes se tije mbasi njeriu nje here vjen ne jet jeta eshte e shtrejt por njeriu po te trajtohet me moralin dhe formen e duhur te natyralitetit vet ,ai behet vetem i dobishem si bleta qe ska asnje dem vecse dobi,,fjala e lire po te stimulohet ,perkrahet dhe ndihmohet ,per shtetin qeverit jane nje prodhim i fryteshem pa pages ,sepse tek fjala lire futet mendimi lire i shoqerise se lire qe gjinin njerzore e shtyne drejt perparimit dhe dobive,per te cilat kemi nevoje te gjith ketu komenti pse behet ne nje teme kur behet fjale per nje ulleheqes mik te shqiptareve ,nuk behet fjal per mikun ,behet fjale ne pergjithesi dhe debati i cdo natyre behet i hapur me miq dhe jo miq sepse debati konstruktiv prollon vetem dobi kjo na intereson me respekt

  3. Shqiptareve sju ben asgje
    Ju ben atyre qe perfitojne
    Shqiptaret Kane Marre Arratine rrugeve te botes
    Te tjeret po’ vuajne per buken e gojes.
    Ketyre te celikut tju leroje nenen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *