• |
ide | kryesore

Trump “godet” edhe shqiptarët; Çeliku, produkti më i eksportuar në SHBA, efekti te bizneset tona

Lajme, Të fundit



Në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji, presidenti i SHBA Donald Trump bëri të ditur vendimin e tij lidhur me vendosjen e një tarifë prej 25 për qind mbi çelikun e importuar dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin e importuar. Tarifat hynë në fuqi brenda 15 ditëve, sipas vendimit të miratuar. Aktualisht, rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan është importuar, përfshirë edhe një e treta e çelikut.

Por, sa preken eksportet shqiptare nga ky vendim?

Sipas shifrave të INSTAT, giza dhe çeliku shqiptar është grup-malli kryesor që u eksportua në Amerikë në vitin 2017, me 18 milionë dollarë, ndërsa alumini është produkti i tretë, me gati 3 milionë dollarë. Të dy këto grupe përbënin 65% të totalit të eksporteve drejt SHBA-ve në vitin 2017. Produkte të tjera që eksportohen drejt SHBA-së janë bimët medicinale dhe vajrat dhe rrëshirat.

Në vitin 2017, eksportet e gizës dhe çelikut drejt SHBA-së u rritën ndjeshëm, duke ia kaluar vitit të më të mirë deri tani, që ishte 2010-a. Në raport me totalin, pesha e eksporteve të gizës dhe çelikut drejt SHBA-ve u rrit dukshëm, duke zunë gati 9% në 2017-n.

Në një komunikim me ‘Monitor’, bizneset kryesore eksportuese, duke përfshirë edhe këto dy metale, treguan se vendimi i presidentit Trump për tarifimin e tyre do t’i dëmtonte.
Gerti Shanaj nga “Gerti Metal” tregon se tarifimi do të ndikojë kompaninë e tij, por ende nuk e ka të qartë se si do të vijojë situata përgjatë vitit.
“ Do të na ndikojë patjetër. Një parashikim të qartë s’mund të them duke qenë se ende nuk e dimë se do të procedojnë gjërat, nuk e kemi të qartë situatën. Tarifimi do të na rrisë barrën .”- tregon z. Shanaj.
Ai shton se duke qenë pjesë e zinxhirit të Bashkimeve Europian në këtë fushë, edhe ndikimi ndaj kësaj çështje do të bëhet bashkërisht.

Autoriteti i presidentit Trump për të imponuar këto tarifa të thella rrjedh nga një hetim i Departamentit të Tregtisë që përfundoi muajin e kaluar se metali i importuar kërcënonte sigurinë kombëtare duke degraduar bazën industriale amerikane. Administrata ka thënë se dëshiron të ‘luftojë’ metalet e importuara në Shtetet e Bashkuara, veçanërisht nga Kina. Vendimi përjashton Kanadanë dhe Meksikën, megjithëse presidenti Trump tha se kjo mund të shfuqizohet nëse Shtëpia e Bardhë nuk i pëlqen rezultatet e rinegocimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut (NAFTA).

Europa reagon

Nga Asociacioni Evropian për Prodhimin e Çelikut (EUROFER) theksuan se arsyet e presidentit amerikan, Donald Trump, për vendosjen e tarifave të importit të çelikut dhe aluminit janë absurde dhe se ky hap mund t’i kushtojë Bashkimin Evropian mijëra vende pune.

Kreu i EUROFER-it, Axel Eggert, tha se “arsyetimi për rrezikimin e sigurisë kombëtare që Trump e përdor dhe lidhjen me tarifat për financimin e NATO-s, është absurde”.

BE-ja vitin e kaluar ka eksportuar rreth 5.5 milionë ton çelik në SHBA. Prodhuesit evropianë të çelikut janë të shqetësuar për shkak të mundësisë së humbjes së qasjes në treg.

“Humbja e mundësisë së eksportit në SHBA në kombinim me rritjen e pritur të madhe të importit në BE mund të na kushtojë neve dhjetëra mijëra vende të punës në industrinë e çelikut dhe sektorët e ngjashëm”, tha Eggert, ka raportuar Reuters.

Ndërkohë, edhe Franca ka kundërshtuar vendimin e presidentit të SHBA-ve për nënshkrimin e tarifave të reja mbi importet e çelikut dhe aluminit.

“Franca shpreh keqardhje për njoftimet e Donald Trumpit mbi tarifat e çelikut dhe aluminit. Ka vetëm humbës në një luftë tregtare”, ka thënë ministri francez i ekonomisë, Bruno Le Maire./ Monitor



4 Comments

  1. E çfarë vëndi zënë çeliku e alumini i Shqipërisë në eksportin ne SHBA, krahasuar me sasitë e tyre që importohen nga vendet e tjera ? Si miza me elefantin.
    Epo nëse eksportet shqiptare paskej vendosur qëllimshëm Trump që ti bllokojë, nëse këto mallra kanë cilësi të lartë, mund t’ju a gjesh vëndin që të eksportohen gjetkë.
    Me kësij lloj broçkullash kërkojnë soroistët shqiptarë ta luftojnë presidentin e SHBA ?

  2. CELIKU DHE GIZA SHQYPTARE QE EKSPORTOHET NE SHBA?

    Mos eshte nje lajthitje enveriste kjo mburrje fantazie?

    Sic eshte edhe lajmi per eksportin e aluminit shqyptar ne Bote?

    KU PRODHOHET GIZA DHE CELIKU I PARTISE?

    sepse:

    Po te hedhim nje sy te shpejte tek Kombinati “Celiku i Partise” alla Kurum nga Stambolli i Erdoganit nuk rezulton qe Furnaltat e Partise te jene vene ne pune serish, as Konvertoret qe e transformojne gizen e Furnaltave te Partise ne Celikun e Partise,

    atehere:

    CFARE KA BO VAKI?

  3. mardheniet ndernjerzore baz vlerave me drejtesi hak jan domosdoshmeri,per sejcilin ruajtjen e vetvetes ,ky eshte shembull pozitiv qe ne vazhdim i eklipson te gjith per ta ndjekur nga te gjith mbasi te miren e deshirojme te gjith per vete dhe te keqen se pranon askush kosto prej askujt,kjo nisme i ben te gjith per te qene me te kujdeseshem ne lillje me te drejtat dhe mundesit vlerat dhe fuqin ,administrimin ,dhe sigurin ,plotesimin e domosdoshmerive dhe nevojave ,brenda mundesive te drejtave ,aftesive vlerave ,bota po terhiqet drejt marrveshjeve te reciprocitetit dhe njohjes te drejtave ,dhe kufizimeve,ku brenda tyre sejcili duhet te gjejn vetveten,pa zgjatur doren ne ate cfar si takon,z, trum njeriu me i zgjuar botes po i jep nje mesim te mire ,ku askush nuk duhet te presin nga askush por sejcili duhet te ecin vet dhe te gjith duke zbatuar rregullat detyrimet ndaj njeritjetrit ,1 me rruge te hapur ,debati marrveshjesh qe kan te bejne me lirit dhe te drejtat nevojat dhe mundesit ne aspektin e ceshtjes ,se domosdoshmerive ndernjerzore, kjo eshte per tu pershendetur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *