• |
ide | kryesore

U godit nga rrufeja teksa po kulloste bagëtitë, humb jetën 14-vjeçari

Lajme



Një 14-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht pasi është goditur nga një rrufe, në fshatin Përlat të Mirditës.

I mituri Bardhok D. po kulloste bagëtitë kur është goditur nga rrufeja.

Mësohet se 14-vjeçari ka qenë duket folur në telefon kur ndodhi ngjarja. Personi tjetër që po komunikonte me të miturin dëgjoi zhurmën e madhe dhe më pas lajmëroi familjarët. Kur këta të fundit shkuan në vendin e ngjarjes, 14-vjeçari gjendej i pajetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *