• |
ide | kryesore

Detajet e reja/ Gentian Hoxha e merrte në Fushë-Krujë lëndën shpërthyese për minat me celular

Lajme, Të fundit



Zbardhen detaje të reja nga grupi hetimor për personin e arrestuar që përgatiste mina me celularë në kryeqytet. Gentian Hoxha, dyshohet se lëndën shpërthyese e siguronte në qytetin Fushë-Krujës. Gjithashtu edhe tregu kryesor për tregtimin e bombave të cilat aktivizohen në distancë ishte po Fushë-Kruja, Durrësi dhe Kruja.

Në biznesin e tij të marrë me qira, 34-vjeçari, kishte përshtatur një dhomë të dytë për të punuar i qetë dhe për t’u kamufluar sa më mirë nga policia. Pikërisht në atë dhomë u gjet laptopi, një sasi tritoli, bashkë me fitilat zjarrëpërcjellës që përdoren për krijimin e minave me celularë.

Uniformat blu, sekuestruan në tavolinën e punës së Gentian Hoxhës edhe një mikroskop si edhe disa kapsolla që përdoren për ndezjen e në distancë nëpërmjet telefonit të lëndës shpërthyese. Provat materiale të sekuestrua në biznesin e 34-vjeçarit janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të vërtetuar nëse mekanizmat shpërthyese që prodhonte Gentiani ishin përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale, e cila ka mbetur e pazbardhur.



1 Comment

  1. “fitilat zjarrëpërcjellës që përdoren për krijimin e minave me celularë” dhe “në laboratorin e policisë shkencore për të vërtetuar nëse mekanizmat shpërthyese që prodhonte Gentiani ishin përdorur apo jo në ndonjë ngjarje kriminale”… keto po qe jane perla te verteta!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *