• |
ide | kryesore

Dy muaj kërkime për ushtarë grekë, gjenden 108 skelete në Tepelenë

Lajme, Të fundit



Që prej fundit të muajit janar e deri më sot janë gjetur 108 skelete ushtarësh grekë nga gërmimet në fshatin Dragot të Tepelenës. Shifrën e bën publike Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Greke përmes një njoftimi për mediat, ku sqarohet ndër të tjera se eshtrat e gjetura nuk janë identifikuar ende. Identifikimi pritet të jetë një proces i gjatë, për të cilin do të duhet të kryhen ekspertiza laboratorike.

Për këtë qëllim në laboratorin e biologjisë molekulare, në spitalin ushtarak të Athinës është krijuar një data basë me kampionë gjaku nga të pasardhës të ushtarëve që humbën jetën në luftën e 1940-1941-shit. Janë më shumë se 360 kampionë të tillë, bën të ditur shtabi i përgjithshëm, që komenton se kjo dëshmon interesimin e madh që ka nga ana e të afërmve të të rënëve. Zhvarrimi i eshtrave të ushtarëve grekë në Shqipëri, që filloi në fund të janarit të këtij viti, u përshëndet nga Athina zyrtare si një rezultat konkret i takimeve intensive në Kretë dhe në Korçë të ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *