• |
ide | kryesore

Humbi gishtat nga shpërthimi, zbulohet ku furnizohej me ‘mina’ Gentian Hoxha

Lajme, Të fundit



Lëndën shpërthyese për të montuar mina, Gentian Hoxha e siguronte në Fushë-Krujë. Hoxha humbi gishtat kur dy ditë më parë, në dyqanin që kishte marrë me qera pranë Ambasadës Amerikane, 34-vjeçarit i shpërtheu në dorë një celular të cilit po i montonte një minë.

Mësohet se Gentian Hoxha është marrë edhe më parë me montimin e lëndëve plasëse në celular, dhe se dyqanin e kishte marrë me qera për të kamufluar punën që bënte.

Grupi hetimor ka dërguar në Policinë Shkencore materialet e gjetura në biznesin e Hoxhës, si: laptop, detonator, kapsolla, fitil zjarr përcjellës, dhe lëndë shpërthyese e llojit tritol.



1 Comment

  1. Dhe as qe ia kishin idene ata qe duhet te kishin informacion. Keto pyetje duhet ngritur o “media” vemje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *