• |
ide | kryesore

Kërkesa e Braçes, Kuvendi mban një minutë heshtje për ‘Gërdecin’

Lajme, Të fundit



Në Kuvend, pasditen e sotme u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.

Kërkesën e bëri Erion Braçe sot, në 10-vjetorin e tragjedisë, sapo mori fjalën në foltoren e Kuvendit.

“Në 10-vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ju kërkoj që të mbajmë një minutë heshtje në nderim të tyre, dhe të lutemi që shpirtrat e tyre të prehen në paqe”, tha deputeti Braçe.

Duke aprovuar këtë kërkesë, deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *