• |
ide | kryesore

Nazer Seiti, ‘financieri’ i Habilajve dëshmon në Itali: Të përfshirë zyrtarë të drejtësisë shqiptare

Lajme, Të fundit



Disa javë pas ekstradimit të tij në Itali, Nezar Seiti, i cilësuar si “financieri” i grupit të “Habilajve” ka dëshmuar në Prokurorinë e Katanias.

Ai ka dhënë dëshminë e tij pra autoriteteve italiane dhe pritet që kjo dëshmi t’i vihet në dispozicion edhe drejtësisë shqiptare.

Sipas ABC News, Seiti ka dhënë shpjegime të hollësishme para prokurorëve italianë, në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij si “financier” i grupit kriminal të  trafikut të drogës.

Kjo dëshmi pritet të vihet në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda. Në dëshminë e tij Seiti ka përmendur edhe anëtarë të sistemit të drejtësisë shqiptare, por nuk bëhet e qartë se në ç’rrethana.



3 Comments

  1. E para eshte qe ky SEITI, duhej te merrej ne pyetje ne SHQIPERI, mbasi ketu u kap ne flangrance e qe u arrestua. Me vone na doli kerkesa italiane, e cila u ekzekutua me nje shpejtesi e konspiracion aqe te shpejte, sa te le dyshime te veprimeve te qeverise per te maskuar realitetin ee lidhjes se ish ministrit te brendeshem me drogen, Ketu ka dickaqe ben mu, por kjo eshte qeveria qe na fsheh drogmenet, mbasi jane edhe vete, Le tilene pordhet per drejtesi, e zbulim te droges. Keta c;do gje qe ka lidhje me drogen e komandoje vete,.

  2. Me siguri nga “deshmitë” e këtij financieri droge, do të dalin si “të korruptuar” prokurorët që kërkuan arrestimin e Tahirit.

  3. Ore, i paemer.. shume i gateshem je more morr i kuq qe te mbrosh keta kanabiste, e drogmene qeveritare. Mos ke edhe ti ndonje ngarkese nga kolumbia, se e keni rritur shume ngarkesen. ? Qelbesirat rilindas,, mbyten europen me drogr, ky, qe i ka humbur emeri, na ben humor ,me lojen sigurimese te qeverise se tije. Spaskeni patur fytyre e karakter ju internacionalistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *