• |
ide | kryesore

Pas Ilir Metës, edhe Monika Kryemadhi habit duke folur për futjen në burg

Lajme, Të fundit



Vetëofrimi i Ilir Metës për të bërë burg në korrik të vitit 2016 ishte një formë sacrifice, që kreu i atëhershëm i Kuvendit tha se ishte gati ta bënte për hir të reformës në drejtësi.

“E bëj unë burgun për të gjithë politikanët shqiptarë, në Uashington, Alaskë, Bruksel, por nuk është kjo e rëndësishme. E rëndësishme është që Shqipëria nuk duhet të ketë sherre, nuk duhet të ketë viktima pas datës 21 korrik”, deklaroi asokohe kreu i Kuvendit, që habiti shumëkënd me deklaratën e tij të fortë.

Gati dy vite më pas, është bashkëshortja e tij që përmend burgun për veten e saj. Monika Kryemadhi e bëri këtë deklaratë në emisionin Repolitix, ndërsa fliste për Arta Markun, Prokuroren e Përgjithshme që caktoi Partia Socialiste.

Kryemadhi: Arta Marku duhet të ketë shumë kujdes që të mos përdoret nga politika, se do të mbajë përgjegjësi. Secili që sot është i prirur që të bëjë një gabim nesër do e paguajë. Markut i bëj thirrje që të mos përdoret nga konfliktet mes grupeve të Ballës, Gjiknurit apo Ahmetajt në PS.

Repolitix: Por a është ky një lloj intimidimi?

Kryemadhi: Çfarë do të bëjë Arta Marku, do më fusë në burg, e çfarë? Edi Rama e ka përdorur këtë cështje si një kamxhik politik. Ai kamxhik që kërkon të rrahësh të tjerët do i kthehet vetë. Rilindasve ka filluar t’u dalin emrat në dosje.

Në prokurori nuk ka asnjë dosje ku të përmendet emri i Monika Kryemadhit. Njësoj si kur Ilir Meta hapi temën e burgut, edhe sot duket çudi që kryetarja e LSI flet për vetëburgosje.©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *