• |
ide | kryesore

Prapaskena/ Si Dani Alves dhe Neymar kanë përçarë PSG-në në 5 klane

F1, Sport



E përditshmja “Globoesporte” konfirmoi zërat për një përçarje në dhomën e zhveshjes së PSG-së. E pranoi në mënyrë indirekte edhe ish-tercini i Juventus, Dani Alves pas eliminimit nga Champions se “u mungonte afrimiteti”, por gazeta bën një pasqyrë të klaneve në skuadrën e trajnerit, Emery.

Brazilianët

Mbërritja e Neymar dhe Dani Alves, të bashkuar kundër Cavani doli në sipërfaqe kur ylli brazilian sapo kishte mbërritur nga Barcelona kërkonte të merrte të drejtën e ekzekutimit të penalltive. Kjo përçau në mënyrë të fortë dhomën e zhveshjes. Neymar tërhoqi menjëherë në klanin e tij edhe bashkëkombësit Thiago Silva dhe Marquinhos. Katërshes iu bashkuan më vonë edhe portieri rezervë Kevin Trapp, i cili është gjerman, por i martuar me modelen braziliane Izabel Goulart.

Latinët

Lider i këtij “klani” është uruguaiani Edinson Cavani, që pas sherrit me Neymar i cili kërkonte me çdo ngulm vendin e gjuajtësit të penalltive mori me vete disa lojtarë. Me Cavanin u rreshtuan argjentinasit Di Maria, Pastore dhe Lo Celso të cilëve iu bashkua më vonë edhe spanjolli Berchiche.

Francezët

Kolonia vendase e PSG-së është e përbërë nga 13 lojtarë francezë (nga 25 gjithsej). Në këtë grup kanë një peshë specifike emra si: Mbappé, Rabiot dhe Areola, por edhe Kurzawa, Kimpembe dhe Lass Diarra.

Të pavarurit

Këta janë italo-braziliani Thiago Motta, i respektuar për karrierën e tij në dhomën e zhveshjes dhe gjermani Julian Draxler që ka pak miq në grupin e lojtarëve dhe që i përkushtohet më së shumti jetës së tij familjare.

Mik me të gjithë

Mesfushori italian Marco Verratti konsiderohet i aftë të dialogojë me të gjithë shokët e tij në italisht, frëngjisht, spanjisht dhe portugalisht. Sipmatia e bën atë të shkojë me të gjithë. ©përgatiti LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *