• |
ide | kryesore

Dështimi me “ndihmën ekonomike”/ Rama pranon gabimet me familjet e varfëra

Kryesore



Edi Rama mori një për një rastet e familjeve të varfëra që ishin hequr nga skema e ndihmës ekonomike dhe që i kishte vizituar Lulzim Basha.
Kryeministri tregoi në parlament verifikimet që kishte bërë qeveria dhe pranoi korrigjimet që kishte bërë, si shenjë e vëmëndjes së qeverisë për të varfërit.

Por Rama dha provën më të qartë deri më sot, se sistemi i pikëzimit që mat varfërinë ka një marzh gabimi të frikshëm. Nga 15 familje që përmendi Edi Rama në parlament ,9 prej tyre ishin rikthyer në skemën e ndihmës ekonomike,(pa llogaritur ata që pranuan një punë) pra marzhi i gabimit sipas shembujve që solli kryeministri shkon në 60%.

Më parë, kreu i qeverisë e ka quajtur “të ftohtë” sistemin e përzgjedhjes së familjeve të varfëra. Në fakt sistemi është një aplikacion kompjuterik i hartuar nga qeveria dhe ku sistemi i pikëzimit mbahet sekret.

Sot është provuar se marzhi i gabimit që mbart ky aplikacion është gati 60%.

Më poshtë janë të gjithë emrat që kishte vizituar Lulzim Basha në shtëpi dhe që ishin riverifikuar nga Edi Rama:

1) Zonja Burbuqe me tre femijë, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike nga Bashkia
2) Amarildo Hysa në Gjirokastër, 55 vjec, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
3) Hyjrie Berisha, Lezhë, deklaroi se ishte e divorcuar, bëri deklarim të rremë por sërish u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
4) Ardjan Dani në Lezhë u përfshi në skemë dhe merr ndihmë ekonomike
5) Leonora Luka në Lezhë u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike
6) Sabri Vironi në Vorë, nuk mori pikët, iu ofrua punësim, por nuk pranoi
7) Katriot Mihani në Kavajë, nuk mori pikët, riaplikoi dhe u përfshi në listën 6% të Bashkisë për ndihmën ekonomike
8) Liljana Eminaj, nuk mori pikët, riaplikoi dhe nuk fitoi, por u përfshi në 6% e Bashkisë
9) Fatmira Shima, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike me riaplikim
10) Bujar Luka në Vorë, nuk është i interesuar për punë, nuk u përfshi në skemë
11) Spahi Koçi në Vorë, iu ofrua punë dhe u punësua
12) Fradiol Luka, u kontaktua për intervistë pune, por nuk u paraqit
13) Artan Xhema, iu ofrua punë dhe ka filluar punë
14) Ylber Vocrri në Pukë, nuk deklaroi mjetin, megjithatë do të fillojë punë
15) Ilir Brahimi në Kamëz, u përfshi në skemën e ndihmës ekonomike



15 Comments

  1. Genjeshter.. Ju pervec se jeni anal-ista tani po na dilni dhe stateticiene. ….

    Statistkisht keta 15 persona jane persona nga grupi prej 20000 personave qe kane dale nga skema. Pra kemi te bejme me nje sub-grup. 60% qe ju permendni eshte 60% e familjeve ‘statestikisht’ me rrisk gabimi.
    Supozome se keto 15 familje u zgjodhen rastesisht ne 20000 familjet e nxjerra nga skema . Pra 60% e 20000 = 12000 familje ( te supozuara te nxjerra gabim nga skema) dhe ne totalin prej 80000 familje qe e marrin ndihmen ekonomike pjese ( e supozuar me gabime) eshte 12000/80000= 15%
    Pra ( nese pranojme se keto familje u zgjodhen rastesisth nga grupi prej 20000 familje) perqindja e familjeve qe mund te kene dale nga skema padrejtesisht eshte vetem 15% ( dhe jo 60% sa thot bushati) .
    Kjo perqindje bie gati ne 10% nese nisemi nga fakti se keto familje nuk u zjgodhen rastesisht ne 20000 por u shinjestruan ne nje gurp me te vogel . GRUPI ME PROBLEME.. QE eshte afersisht 11000.

    Pra o Bushaaaaaat… mos GENJEEEEEE.. % reale e ‘ familjeve me probleme’ nuk eshte me shume se 10%..

    Pra SKEMA NUK KA FALIMENTUAR…

    Keshtu bertitet dhe uleritet dhe per reformen arsimore… por tani qe sistemi eshte i kolauduar… dhe studentet e dine shume mire se si funksjonon sistemi …. nuk ju ndihet me zeri…. Jeni si te dhjere.

    1. Po ti ore / moj cdo qe na sqaron kaq shume me keto llogaritjet e statisitkes ?

      Se mos e ka bo per ty ket lajm Bushati.. ky artikulli eshte bere kastile per _arin dhe per ca shoke te _arit . Atyre mjafton tju tregosh nje numer dhe ca llogaritje te vogla prej dilitanti per te nxjerre nje konkluzjon qelbesire dhe fillojne dhe ju erren syte , ju nxihet hunda nga inati dhe fillojne dhe nxjerrin dufin dhe frustrimin ketu ne kete faqe webi kunder qeverise.

        1. Llogaritja i ketij 60% nga Lapsi me ngjan shume me nje sketch qe ne kemi pare para nja 30 viteve nga estrada e dursit . Me falni ju qe nuk ishit lindur athere por ka qene nje humor shume i forte.
          Detyra qe ju caktohej xhandarve te zogut, qe njiheshin per te trashe, ishte se si duhet te ndanin 10 kamiona ne 7 bataliona.
          Ata e ben ndarjen , por menyra se si e bene pjestimin ishte sa e cuditshme aq dhe humoristike. dhe ne fund u krenuan se dinin nje veprim matematik , pjestimin.

          Dhe kjo menyra se si po vepron Lapsi per te nxjerre kete 60 % e famshem eshte tamam identik me ate sketchin.

    2. Hajde “statisticien” hajde !
      Këto llogaritjet tënde mund të bëheshin vetëm nëse do të verifikoheshte gjendja e varfërisë reale tek 20 mijë familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike.
      Opoziza nuk ka shkuar në këto 15 familje të varfërra për të bërë sondazh, por thjeshtë për të treguar me shembuj konkrete se sesa i marrëzishëm është pretendimi i Ramës, se me një sistem “modern kompjuterik”, mund të përcaktohet shkalla e varfërisë tek shqiptarët.
      Çfarë pati bërë Rama për të argumentuar marrëzine e tij ?
      Kishte ekspozuar publikisht nja dy foto “vilash” që vërtetë nga jashtë dukeshin komode, por nuk pati hyrë brenda këtyre “vilave” për të parë me se e përballonin jetën banorët e tyre, njerëzit.
      Dihet se shumë shqiptarë në emgigracion, duke përfituar nga kostoja e ultë qe ka pasur Shqipëria në materiale të ndërtimit, me kursimet e punës së tyre, e kanë parë të leverdisëshme që të ngrejnë në tokën e tyre edhe një shtëpi komode që duket si vilë.
      Të mos harojmë që kriza ekonomike që filloi në vitin 2008,nuk ishte një krizë ekonomike qe e solli qeveria Berisha në Shqipëri, siç gënjen paturpësisht propoganda e Ramës, por ishte një krizë botërore që nxori të papunë edhe mijra emigrantë shqiptarë Viti 2012 ishte kulmi i kësaj krizë e pas këtij viti, në gjithë vendet europiane, ku më shpejtë e ku më ngadalë, efektet e krizës filluan të sanohen. Përse nuk e verifikoi Rama se me çfarë të ardhurash e përballonin jetën banorët e ndonjë “vile”, kur atje mund të jetoni pleq të sëmurë apo njerëz të pa aftë për punë të cilit ju ishin ndërprerë ndihmat nga të afermit e tyre të papunë emigrantë ?
      Opozita verifikoi në fakt jo vetëm 15 familje të varfëra pa asnjë të punësuar e me ndihmën ekonomike të ndërprerë, por këto ishin vetëm atë çfarë pati mundësi të shihte z Basha. Sejcili nga deputetët e PD solli në parlament pothuajse po aq raste sa kishte deklaruar edhe lideri i opozitës.
      Sapo Basha publikoi gjendjen e këtyre familjeve me ndihmë të ndërprerë, Rama çoi kaçiatorët e tij në këto familje duke ju premtuar disa punësime apo duke futur provizorisht ndonjerin në punë e me këtë doli në parlament të mburej se ja, kjo është zgjidhja për varfërinë. punësimi.
      Por sa i besoi metodave “moderne” të ekonomistit në rang “shkencëtari”, përkthyesit të anglishtes, Ahmetaj, që njëlloj si Rama ju drejtohet gjithë opozitës se ju nuk merni vesh nga ekonomia , përse priti Rama për ti lënë këta familje pa buke, dhe e la punën të shkonte “Luli” tek këta të varfër e t’ja nxirrte bojën “reformave” të tij. ? Pasi u publikuan në media këto të vërteta, u kujtua Rama të shkojë e të punësoje apo të premtojë për punësim ndonjerin nga këta të varfër.

      1. O i paemer .. ti me kete komentin tend thjesht po ben propagande si si opozit beri kete e ate.

        Une thjesht doja te demonstroja se llogaritjet qe ka perdorur Bushati ne kete artikull per te na mbushur mendjen se sistemi ka falimentuar , jane statistika gjysmake , te rreme ,, qe nuk te cojne kurre ne konkluzjonin final se sistmi ka falimentuar.. Cdo njeri qe ka bere 2 fije matematike, statistike do ta kuptonte se ‘ mbeshtetja’ e idese se tij per falimentim me disa llogaritje te thjeshta ( 9 familje nga 15 rezultuan se jane skualifikuar pa te drejte) eshte shume mediokre, dilitante, per te mosthene keqdashese.

        Kurse ti po me thua mua se opozita keshtu e ashtu.. Nuk dua tja di fare per opoziten dhe per poziten.. thjesht me ofendon fakti se na marrin per injorante me keto shkrime bajate. ( mire a shkruan nje komentues pas meje se keto artikuj jane bere per njerez me zhvillim te ulet mendor)

        1. Nuk janë thjeshtë 15 emra ato që përmendi Basha , o staticieni me “zhvillim të lartë mendor” të nivelit Taulant Balla. Të 15 emrat që përmendi Basha përfaqësojnë 15 familje të varfëra e jo 15 persona. Që këtej e ka burimin statistika tënde e kthyer me kokë poshte.
          Mos gënje duke u shitur si jashtë militantizmit partiak.
          Veç me fjalët “kështu bërtitët e ulëritet edhe për reformën e arsimit të lartë” që sipas teje paskej bërë mrekullitë, meret vesh se qenke i dashuruar me “reformat” e prof.dok. piktorit mediokër Rama.
          Edhe ai si puna tënde sikur ka qenë rektor i Oxfordit, ndonëse është vetë politikani me “zhvillim më të ultë” mendor edhe në PS, ju drejtohet gjithë shqiptarëve me arrogancë duke i ofenduar se ju nuk kuptoni se keni “zhvillim të ultë mendor”
          Sistemi i vlerësimit të nivelit të varfërisë që PS e paraqet si një reforme moderne me llogaritje elektronike, është një erresirë e plotë transparence, jo vetëm për ato të varfër që nuk dijnë të përdorin as telefonin, por edhe për pjesën më të madhe të shoqerisë shqiptare.
          Pikërisht nga kjo mungesë transparence, shpërtheu edhe skandali më i ri i “reformave” të Ramës. Asnjë nga të varfërit të ciëve ju hoq ndihma sociale, nuk e ka idenë minimale të arsyes se pse ja prenë këtë ndihmë.
          Siç dëgjova nga pretendimet e “reformatorëve”, me sistemin e ri nuk quhej më i varfër ai që ka ndonjë frigorifer të vjetër të dhuruar apo të gjetur të flakur në rrugë nga pasanikët, paçka se e ka bosh e bile as e përdor pasi nuk ka para të paguaj energjinë elektrike.
          “I djathtë” nuk më dukesh pasi e tregon hapur simpatinë tënde për socialistët, por as i majtë nuk ka sesi të jesh, pasi e majta në gjithë botën prioritare ka politikat sociale.
          E ky ështe një tregues që mund të kesh “zhvillim të ulët mendor”

  2. ksaj i thojn me mani cuna mos mleni me rrejt
    sa tposhtr kto komentusat qi morin vash ka llogarinat o bushoto
    rre i cik robi sa per lezet mo
    kto smorin vesh fare ka loja

  3. Kur ishte berisha nuk na la me pague energjine elektrike per 8 vjet! -Mos paguani – thoshte -sa te jem une dhe votoni pr mua nuk do te paguani! Por cfare ndodhi ? Ne nuk paguanim por emrin e kishim debitor per elektrikun! Berisha nuk na i hoqi emrat neve shokeve te tij! Na la ne balte dhe ne ishim borxhlinj deri ne fyt! Ja i hiqnin ndihmen nevojtareve ja jepnin militanteve dhe antareve te PD me urdher direkt te Saliut! Ky eshte vicidolsi Sali qe t’ju rroje edhe juve te lapsit!

  4. O Andi. Sa herre ta kam thene mos u mer me numra dhe me statistika se nuk jane pune per ty keto.
    Bej ndoje hamendesim politik , se ka raste dhe te dalin por matematika nuk eshte per ty more djale.
    Nuk ja u hedh dot ketyre kopilave te vegjel se keta i meson shejtani ( themi ne na anet tona) . Lindin me 10 klase shkolle.

    Nuk kemi me moshe per kete pune ne o Andi. Mos hy ne terrene te pa njohura per ty se ta nxjerrin bojen keta kodoshet.

    Nje mik qe te do te miren.

  5. Se kush eshte nje komentues qe ka emer por qe eshte i pa emer! Zot na ruaj se cfare i thote gruas per emrin! Duket qe ky “i pa emer ” nuk ben gje tjeter por lexon dhe komenton tek Andi qe sikur ka nje kontrate me Salen! Mendje shkurtesia e te qenit militant nuk e le te shikoje se cfare ka bere Saliu! Na rrehu na vodhi ne vrau tradhetoi dhe nje i pa emer na dalin dhe bejne avokatin e Saliut dhe Bushatit! Shikoni nderin e familje dhe lereni Saliun ne krimin e tij!

  6. beheni si bota, deklarim te ardhurave ne fund viti, del vet ai qe ka nevoje. ska nevoje te meret km me ndihm. economike, eshte turp. po nejse albanistan hesapi vk.

  7. Ky pasi ha mengjes me fruta kolumbiane i fut edhe nje kafe kolumbiane me sheqer te bardhe po kolumbian dhe frymezohet fuqishem me ide te shkelqyera te shprehura ne ndonje foltore apo facebook. Ne realitet: -ASGJE! Ose me sakte, projekte, plane, lek, nderrim plani dhe stafi, prap leke, rezultati: ASGJE! Ri-planifikim, nderrim stafi, fonde, fonde, fonde….marrje borxhi nga BB dhe FMN, Lum lekesh, projekte, plane , prap nderrim stafi…rezultati: ASGJE! Zgjedhje te reja, menje e re! ZOTI NA RUAJT!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *