• |
ide | kryesore

Rrihej nga ish bashkëshortja, burri nga Durrësi merr urdhër mbrojtje

Lajme, Të fundit



Zakonisht janë burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, por ka raste kur këto të fundit dhunojnë burrat.  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur urdhër mbrojtje për një qytetar i cili dhunohej nga ish bashkëshortja.  Policia bën me dije se shtetasja E.B e divorcuar nga shtetasi A.I e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht këtë të fundit. Materialet iu kaluan Gjykatës pr masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjate.

Njoftimi i policisë:

Më datë 14.03.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.I pasi ish bashkëshortja E.B, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *