• |
ide | kryesore

Shullazi ‘kapet’ prokuroren: Pse e ruani me policë kunatin e Ylvi Beqes

Lajme, Të fundit
shullazi.gif



Seanca e radhës te Krimet e Rënda për gjyqin ndaj Emiljano Shullazit është shoqëruar me debate të ashpra mes të akuzuarit dhe prokurores Elisabeta Imeraj. Shkak është bërë dëshmia e shoferit të Ylvi Beqes, që është edhe kunati i tij. Vitin që shkoi, Besnik Musai dëshmoi në gjyq i mbrojtur nga uniformat blu dhe tha se e kishte parë Emiljano Shullazin të kërcënonte me armë zjarri Ylvi Beqen, teksa hartohej hartohej kontrata e dhurimit të ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

Në seancën e djeshme, avokatët e Emiljano Shullazit kërkuan që Besnik Musai të thirrej sërish në gjyq dhe pyetën prokuroren nëse ai është marrë në pyetje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda përpara se të dëshmonte në gjykatë.

Prokurorja Elisabeta Imeraj tha se dëshmitari nuk është thirrur më parë në Prokurori dhe se dëshmia e tij e parë për ngjarjet në Durrës ishte ajo që dha para gjykatës. Mirëpo, i akuzuari Emiljano Shullazi vuri në dyshim fjalët e prokurores dhe kërkoi të dinte se përse Besnik Musai ruhej nga uniformat blu.

Sipas tij, vendosja e Musait në ruajtje fizike nga forcat e rendit ka krijuar kushte që ai të japë dëshmi të rreme. Për këtë arsye, Emiljano Shullazi kërkoi që Besnik Musai të rithirrej në gjykatë për të dëshmuar. Por kërkesa e të akuzuarit u hodh poshtë nga gjyqtari Fran Prendi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *