• |
ide | kryesore

Tsipras në Shqipëri? Bushati: Ende asnjë datë

Lajme, Të fundit

Duket se nuk mund të përcaktohet një datë për vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras në Shqipëri, nëse presidenti Ilir Meta nuk jep autorizimin për nisjen e negociatave zyrtare për marrëveshjen e detit me shtetin fqinj.


Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati deklaroi se ende nuk ka një datë për këtë ngjarje. Ndërkohë, Edi Rama kishte paralajmëruar më parë se vizita me Tsipras do të zhvillohej në prill.


“Nuk ka ende një datë apo afat të finalizuar për këtë gjë” – shprehet Bushati pas takimit me homologen kroate.

Ndërkohe sa i takon autorizimit nga Meta, Bushati deklaron se është në pritje dhe shprehet optimist se do të ndodh shumë shpejt.

“Besoj se jemi afër momentit kur ekipi shqiptar të ulet në tryezën e bisedimeve me ekipin grek”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu