• |
ide | kryesore

Vangjel Dule: Si i mashtroi votuesit “superministri i specializuar në vjedhjen e zgjedhjeve” Damian Gjiknuri

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule solli rastin e mbi 1 mijë banorëve të Nivicës, që siç tregoi ai, ishin gënjyer nga “superministri i specializuar në vjedhjen e zgjedhjeve”, Damian Gjiknuri.

Gjatë fushatës, Gjiknuri shpërndau për banorët aktet e marrjes së tokës në pronësi, shpjegoi Dule. Pas kësaj banorët kujtuan se do ta merrnin edhe çertifikatën e pronësisë.

“U drejtuan siç e kërkon ligji në zyrat vendore të regjistrimit të pasurisë, asnjë përgjigje. Iu drejtuan sërish gjykatave, sërish i drejtohen Ministrisë së Drejtësisë, sërish Ministrisë së Bujqësisë. Të gjithë u thonë që kanë të drejtë. Iu drejtuan zyrave të përmbarimit për zbatimin e vendimit të drejtësisë… heshtje, mosveprim. Duke shpresuar te propaganda e shfrenuar e Partisë Socialiste dhe e qeverisë për “Bashkëqeverisje me qytetarët” dhe për të njëjtën çështje marrin tre, katër apo pesë përgjigje të ndryshme se sot po merret vetë kryeministri, të nesërmen ministrja, të pasnesërmen, zyrat e regjistrimit por pa asnjë zgjidhje, vetëm sorollatje, që do të thotë mashtrim dhe grabitje” tha Dule.

Damian Gjiknuri ka pasur rezultate të kënaqshme deri tani në të gjitha zonat elektorale ku e ka caktuar Rama. Si në Dibër, gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore, sin ë Vlorë, gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017, Gjiknuri thelloi diferencën në krahasim me zgjedhjet paraardhëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *