• |
ide | kryesore

Akuza për ndikim rus, plas sherri mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lajme, Të fundit



Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë dashur t’i “lajnë hesapet” fizikisht mes tyre kur ministrja nga PDK ka akuzuar VV-në se është e ndikuar nga Rusia. Liburn Aliu deputeti i VV-së ka qenë i pari ai që është ngritur në këmbë për të debatuar me Memli Krasniqin nga PDK.

Të dy deputetët i janë vërsulur njëri-tjetrit, teksa deputetët e tjerë të të dy partive të tjerë kanë ndërhyrë për ta ndalur një përleshje të mundshme.

Të nervozuar nga kjo situatë janë parë edhe deputetët e tjerë të VV-së Salih Zyba dhe Xhelal Sveçla të cilët janë parë tejet të nervozuar në këtë situatë. Madje Zyba i është vërsulur Krasniqit të PDK-së

E gjitha kjo kishte filluar kur ministrja Dhurata Hoxha, kishte akuzuar VV-në se është e ndikuar nga Rusia. Deputetët e VV-së në shenjë proteste kanë penguar fjalimin e Hoxhës teksa disa deputetë janë ngritur në këmbë dhe kanë qenë afër fillimit të një përleshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *