• |
ide | kryesore

Analiza / Nga po rrezikon të goditet LSI-?

Arkiva, Kryesore



Prej disa ditësh në tregun mediatiko politik po gëlon një thashethemnajë në lidhje me një ftohje të LSI- së më PD-në dhe për një rikthim të mundshëm në gjirin e PS. Kjo hipotezë është përforcuar sa nga gazetarë shumë pranë ish partisë së Ilir Metës, që duan ti bëjnë presion Lulzim Bashës, po aq edhe mnga gazetarë pranë pushtetit, që u intereson diversioni në kampin opozitar.

Ajo është bërë më e besueshme edhe nga një rënie e tempit luftarak të Monika Kryemadhit po ashtu si edhe nga një zbutje e toneve mes presidentit Meta dhe kryeministrit Rama, që kulmuan me deklaratat e këtij të fundit që e falenderoi publikisht kreun e shtetit për mënyrën si ka vepruar me marëveshjen e detit.

I gjithë ky sfond i ditëve të fundit ka bërë që në media të shpërthejnë pandehmat se LSI është zbythur nga frika e arrestimit të zyrtarëve të saj të korruptuar nga një drejtësi gjithnjë e më e kontrolluar nga qeveria. Të tjerë e kanë shpjeguar tërheqjen e partisë së dytë të opozitës me gjuetinë e shtrigave që po i bëhet strukturës së saj kienteliste, që deri më tani jetonte e kacavjerrur pas zyrave të shtetit.

Të tjerë akoma nuk ngurojnë të komentojnë se LSI është një trup politik që vdes, po nuk jetoi në trupin e pushtetin, prandaj ky qe maksimumi që mund të jepte në opozitë.

Natyrisht, përpos thashethemnajsës, nuk ka asgjë konkrete dhe faktike në këto që thuhen. Ato mund të jenë gjeneruar edhe nga një lojë e vogël dhe mesnike e ish partisë së Metës  që shpesh është mësuar të luajë në politikë rolin e dashnores së përdalë që e kërcënon partnerin se do të kthehet në krahët e ish burrit.

Por edhe në qoftë një shantazh meskin edhe në qoftë një shpikje e gazetarëve pranë saj edhe madje, në qoftë vetëm një thashethem i prodhuar në zyrat e propogandës së pushtetit, kjo fjalë që po përhapet me shpejtësi po e godet rëndë formacionin e çorientuar nga rëmbimi i padurueshëm dhe nga heshtja aktuale rrënqethëse e Monika Kryemadhit.

Edhe sikur të jetë thjeshtë një tullumbace propogandistike edhe sikur mos ketë asnjë akt konkret të ndryshimit të kampit, kjo atmosferë po e godet rëndë LSI. Ajo po përforcon idenë e një partie që zvarritet pas pushtetit.

Prandaj edhe nëse nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë histori krerët e LSI duhet të dalin dhe të shprehen qartë ndaj këtyre hipotezave. Duke i lënë kështu, në ajër, me taktikën as i pohojmë as i mohojmë, ata vetëm vetëdiskreditohen duke merituar epitetit që Rama u nguli në fushatë : « partia e tepsisë ».

©Lapsi.al

 



4 Comments

  1. KJO DO TE ISHTE E PA DISKUTUSHME PSE!
    SEPSE PER 4 VITE SE BASHKU PERGATITEN NJE ATMOSFERE KORUPTIVE TE PA PARE NDONJE HERE.
    DHE FRIKA NGA BURGU QE MEGJITHSE SHIKOHET PAK LARG QE DO FLISNIN PER NJERI TJETRIN ME MIRE BASHKE TE HAME ATE CFAR GATUAM JASHTE SE VEC E VEC E NE BURG.
    SHUME SHPEJT DO E HANE TURPIN ME BUKE DHE DO I SHOHIM DUKE DHJ….e BASHKE NE NJE KUNGULL.
    SA TURP CFAR DENJITETI NJERZOR PERCIELLIN KETA TE PA UDHE.

  2. Ndonëse LSI ka qeverisur si më PD ashtu edhe me PS, ajo e mban veten si një parti e majtë e moderuar të integrimit europian e sigurisht që nuk mund të ketë të njejtin program politik si me Rilindjen edviniste, e as më PD.
    Përpara janë zgjedhjet vëndore që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.
    Nuk ka ndonjë njoftim se antarë të PD po i bashkohen PS, ndërkaq paraja e drogës ka filluar të hyjë në veprim për të blerë “rilindasit” kështilltarët e bashkive të LSI.
    Duhet të kihet parasysh se edhe në PD ka zëra qe e kundërshtojnë me forcë aleancën opozitare me partinë e Metës apo Kryemadhit, e arsyet janë të njohura e s’ka sepse të zgjatemi më to
    Një aleancë e re PS me LSI nëse do të mbështeteshimin në parimet e moralit politik e qytetar, e realiteteve të dhjetë vjeçarit të fundit, do të ishtë një vetëdiskretitim i këtyre dy partive, që nuk kanë lëne epitet e akuzë pa i adresuar njeri tjetrit.
    Llogjikisht pas kësaj aleance, do të binte tërësisht alibia e Ramës, se në mandatin e parë, dështimi i qeverisjes erdhi si pasoje e përzjerjes së Ilirit në “tepsinë e pushtetit”. Nga ana tjetër do ti dilte fare boja LSI në qëndrimin e fortë opozitar me Ramën.
    Moralisht me rikthimin e kësaj aleance, do të dilte e fituar opozita e djathtë. Numerikisht rezultati elektoral do të mvaret nga zhvillimet e politikës në SHBA e BE, e sa do të ndikojë ndërhyrja e specialisteve “të pamvarur” amerikano-europianë të drejtësisë, në kapjen e peshqëve të mëdhej të krimit e trafikut të drogës dhe a do të meret drejtësia me hetimin e blerjeve të votave me para të pista droge.
    Sidoqoftë uroj që këtë vit Shqipërija të hyjë ne proçesin e negociatave të pranimit në BE, se vitin e ardhshëm gjasat janë që në parlamentin europian, të shohet numuri i deputeteve të djathtë.
    Me një shumicë akoma më të madhe të së djathtës në parlamentin europian e shtimit të shteteve të BE të qeverisura nga të djathtat, nuk do të kenë më shans Mogherinët të mbyllin sytë për drogën që i vjen rinisë europiane nga karteli i drogës së Ramës, e do të pakësohen politikanët europianë qe duartrokasin “reformat” e tij me retorikë. duke kërkuar zbatimin e tyre apo kritikat e hapura për reformat e dyshimta regresive.

  3. Llogjika ta thotë që LSI po mori një pazar të mire nga PS ne zgjedhjet lokale ja vlen. Probemi eshte PD qe ka varur veten te LSI. Pa hequr vlerat e disave ne LSI qe bejn opozitë me shume se gjith PDja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *