• |
ide | kryesore

Arrestimi i kreut të bashkisë Lezhë, çfarë paralajmëronte para një muaji ministri Xhafaj

Lajme, Të fundit



Duket sikur shoqërimi i në polici i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, ishte një ndodhi e paralajmëruar më parë. Vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi më 15 shkurt se do të kishte arrestime lidhur me akuzat për abuzime dhe tjetërsime të pronave. Ndërkohë më 17 shkurt nga qyteti i Lezhës, Xhafaj tha se shumë shpejt përgjegjësit do të dilnin para drejtësisë.

Dua t’ju them që jam i shqetësuar, ua thashë edhe njerëzve të Policisë për disa abuzime që janë bërë me tokat këtu, me pronën publike, me vijën bregdetare në zonën e Lezhës posaçërisht. Besoj që hetimet që janë duke u zhvilluar, janë në proces, besoj që do të jenë efeciente, do të jenë të suksesshme. Janë hetime që po bëhen bashkë me Prokurorinë këtu dhe me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Dhe unë shpresoj dhe besoj fort që shkaktarët e kësaj batërdie do të vendosen përpara përgjegjësisë penale”, – tha në atë kohë Xhafaj.

Ndërkohë, bashkë me Frrokajn, është shoqëruar edhe nënkryetari i bashkisë, Enver Hafizi.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *