• |
ide | kryesore

Bregu: Basha ka shkruar në hyrje të PD: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!”

Lajme, Të fundit



Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka bërë një koment mbi nismën (që më pas u tërhoq) e kësaj partie për të shfuqizuar datën 20 shkurt (dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës në Tiranë) si Dita e Përkujtimit të Krimeve të Komunizmit.

Një grup deputetësh të PD-së kishin propozuar që kjo datë të ishte 26 shkurti, në kujtim të ekzekutimit të 22 intelektualëve në vitin 1951 pas bombës në ambasadën sovjetike, por pas reagimit të shoqatave të ish-të përndjekurve nisma u tërhoq. 20 shkurti ishte votuar në parlament gjatë qeverisjes së PD-së, por për Malinda Bregun në këtë rast nuk kemi të bëjmë me “ndryshimin e një ligji të Sali Berishës me një ligj të Lulzim Bashës”. Ajo e ka diku tjetër shqetësimin duke e quajtur “të turpshme talljen me dekomunistizimin”.

“1- Pse duhet shfuqizuar dita simbol e 20 shkurtit? Datat përkujtimore nuk shfuqizojnë njëra/tjetrën.
2- Pse mos të shtohej në ligj edhe data 26 shkurt?
3- A është ky problemi më i madh që ka PD-ja sot?!
4- Pse Lulzim Basha nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit?
5- Në shtator të 2017 Lulzim Basha mori përsipër hartimin e ligjit për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin, sipas modelit Gjerman. C’ndodhi me te?
6. Pse nuk u mor vesh kurrë kush nga grupi antikomunist i Bashes, i dhuroi tre vota Gramoz Rucit që të zgjidhej kryetar Parlamenti?
Është akti i radhës të dashur miq.
Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë; vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!” – shkruan Bregu. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po terrishe mbas bregut domosdo qe ke humbur rrugen.Token na muaret me qafe ju se e dhate me 7501. Me gjithese me shume i sherbyet vehtes. Per te bere nje pyetje te thjeshte;- a ju mungon bukae salltaneti ne shtepite tuaja e te femijeve tuaj? Politiken e shoh qe mese shumti e keni per sport, pa per te varferit e hallexhinjte as qe ju ka rene ne mend, sepse nete kundert,,,,,DICKA DO ISH BERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *