• |
ide | kryesore

Jennifer Lopez: Regjisori më kërkoi të hiqja këmishën dhe…

Paparazzi, Slider



Në një intervistë të dhënë për Harper’s Bazaar, Jennifer Lopez ka folur hapur dhe ka mbështetur lëvizjen #MeToo që është kundër ngacmimeve seksuale. Ajo gjithashtu ka treguar një episod që i kishte ndodhur këngëtares në vitet 90’.

“Isha në provat për filmin tim të parë dhe një regjizor më tha që unë të hiqja këmishëm dhe të zhvishesha.U shokova sepse e dija që ajo nuk ishte diçka e drejtë , unë sigurisht nuk e bëra. Në ato moment zemra më rrahu fort dhe kisha dyshime me veten time : Cfarë bëra? Ky njeri po më jep vendin e punës!” . Lopez është shprehur se prandaj e kupton shumë mirë levizjen #MeToo sepse ndoshta ka shumë vajza që kanë heshtur vetëm për shkak të vendit të punës.

E pyetur se a ka qënë ndonjëherë e abuzuar në Hollywood JLO është shprehur se nuk ka patur ngacmime të tilla si të disa vajzave prej të cilave është shokur. Por me këtë përgjigje ajo ka lënë të kuptohej se ka patur kërkesa të veçanta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *