• |
ide | kryesore

Largohet nga detyra Monika Lubonja, u denoncua nga emisioni investigativ Boom

Lajme, Të fundit



Monika Lubonja largohet nga drejtimi i Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve.

Prokuroria nisi hetimin pasi emisioni investigativ “Boom” denoncoi për tre ditë me rradhë korrupsionin dhe abuzimet në Qëndrën Kulturore Kombëtare të Fëmijëve.

Emisioni “Boom” provoi sesi shiteshin për interes të aktiviteteve private repertori i shfaqjeve të Teatrit të Kukullave; se si çelësat e këtij institucioni i ishin besuar një gazetashitësi që kishte tezgën e tij pranë këtij institucioni dhe se si kushtet e sigurisë në Teatrin e Kukullave vinin në rrezik fëmijët.

Pas prokurorisë, edhe Ministria e Kulturës nisi një hetim të brendshëm nga i cili, mesa duket, ka rezultuar se denoncimet e bëra në emisionin investigativ “Boom” ishin të vërteta. Është akoma e paqartë, nëse ajo është larguar me dorëheqje, apo me shkarkim.

Një tjetër skandalin i denoncuar në “Boom”, ishte eshe ai kupave të shpërndara me rastin e 70 vjetorit të Qendrës së Fëmijëve, të drejtuar nga Monika Lubonja. Tenderi i këtyre kupave, u zhvillua 1 javë pas aktivitetit, ku mori pjesë edhe Ministrja e Kulturës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *