• |
ide | kryesore

Mustafaj: Nëse Basha humbet zgjedhjet lokale, kjo do ishte ‘vdekja e tij politike’

Lajme, Të fundit



Besnik Mustafaj është ndalur sot tek zgjedhjet vendore që pritet të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ish-ministër i Jashtëm në kohën kur qeverisë Sali Berisha, thotë në “News24”, se nëse kryedemokrati Lulzim Basha do të humbë edhe zgjedhjet lokale, atëherë kjo do të ishte një vdekje politike për të.

Ai thotë se kjo do të jetë përballja e tretë e Bashës në zgjedhje, qofshin ato parlamentare apo vendore, nga koha kur është vendosur në krye të PD-së. Sipasj Mustafajt, një tjetër humbje në zgjedhje, do të ishte “vdekja e tij përfundimtare politike”.

Sakaq, ai ka komentuar edhe ligjin për gjuhën në Maqedoni, të cilin e cilësoi si jo të përsosur, por “hap me rëndësi, i dobishëm, dhe kushtetues”. Mustafaj tha se Presidenti Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoni janë shtetformues.



1 Comment

  1. Humbjet ne zgjedhjet e ardhshme lokale do ishin nje vdekje e paralajmeruar politike ne radhe te pare per PD. Basha do vazhdoje te PD te jete kryetar i nje partie e cila ska as fryme e as votues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *