• |
ide | kryesore

Snapchat e sulmoi, Rihanna reagon ashpër ‘S’më plas për ju’ (FOTO)

Paparazzi, Slider



Gjithçka ka nisur krejt spontanisht. Snapchat ka organizuar një lojë për përdoruesit e tij ku duhet të zgjidhnin midis “bjeri në shpullë Rihannas” apo “bjeri në grusht Chris Brown-it”? Snapchat ka menduar se kjo është thjesht një lojë por fansat e ish çiftit kanë thënë se kjo është shumë diskriminuese dhe frymëzon dhunën kudo.

Snapchat kërkoi publikisht falje duke e hequr menjëhrë këtë lojë por mesa duket Rihanna nuk ka ndërmend ta kalojë heshtur këtë situatë. Në Instagram vetëm para disa minutash ajo ka shkruar:

Pra, Snapchat ju e dini që nuk jeni aplikacioni im i preferuar. Thjesht tani jam duke analizuar të gjithë këtë budallallëk. Do të doja ta quaja injorancë por nuk ma do mendja se jeni aq budallenj në fakt. Ju harxhoni miliona lekë për të bërë një lojë që do frymëzon dhunë dhe sjell viktima! Kjo nuk është për ndjenjat e mia, sepse fundja s’është se kam ndonjë ndjesi, s’ma ndjen por e kam për të gjithë ato gra, fëmijë dhe burra në fakt që kanë qenë dikur viktima të dhunës në të kaluarën dhe sidomos ata të cilët ende e vuajnë dhunën edhe sot. Pikërisht këta njerëz ju zhgënjyet! Turp për ju. Dhe s’ma ndjen fare për ndjesën tuaj!” – ka përfunduar Rihanna e cila duket shumë e nevrikosur me gjithçka ka ndodhur, e me të drejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *