• |
ide | kryesore

Tiranë, vdes tragjikisht i riu që po shkarkonte xhama

Lajme



Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Burime nga policia thonë se një punëtor ka humbur jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar në ambientet e një firmë private. Viktima është shtetasi A.P. 30 vjeç, banues në Durrës.

“Më datë 15.03.2018, në fshatin Bërxullë, në ambientet e një firme private shtetasi A.P, vjeç 30, banues në Durrës, duke shkarkuar një paletë me xhama, është aksidentuar dhe vdiq rrugës për në spital,” shkruhet ne njoftimin e policise.

Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga rrëshqitja e xhamave nga paleta. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *