• |
ide | kryesore

Topalli akuza të forta Bashës: Po e kthen PD në biznes të kunatit dhe gruas së tij

Lajme, Të fundit



Jozefina Topalli bën akuza të forta drejt Lulzim Bashës pas propozimit të një grupi deputetësh demokratë për shfuqizimin e 20 shkurtit si datë e përkujtimit të viktimave të komunizmit. Në një intervistë për “Vizion Plus”, ish-deputetja e PD-së thotë se kjo i kujton votat e deputetëve demokratë që votuan Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi.

“Po ta kishte bërë PS dhe po të kisha qenë në parlament, nuk do të kisha lënë që të bëhej seancë plenare. E bën ajo që thotë jam Partia Demokratike, unë realisht do të isha pa fjalë. Por unë nuk mund të them se jam pa fjalë sot pas gjithë këtyre zhvillimeve dhe pas gjithë këtyre ngjarjeve, të cilat prej kohësh kanë lindur dyshimin e madh dhe pikëpyetjen e madhe nëse kjo është PD.

Në fakt jam e pafjalë, momentin që lexova ligjin sigurisht që mu kujtuan votat për Gramoz Ruçin, mu kthye kaseta pas me shpërbërjen e grupit parlamentar, me shkatërrimin e ADN-së së forcës sonë politike, me zhbërjen e ideologjisë së djathtë, me zhbërjen e së djathtës shqiptare nga Lulzim Basha, me sjelljen e tij politike që mund të sillte destabilizim në vendin tonë kur ai nuk pranonte të hynte në zgjedhje” – thotë Topalli.

Ish-numri “2” i PD-së për shumë vite, artikulli i publikuar nga “Mother Jones” duhet sqaruar menjëherë nga vetë kryetari i PD-së, pasi selia blu po tërhiqet në një skandal në të cilin nuk e meriton të jetë.

“A e ka dëmtuar PD historia e kontratave të lobimit? Sigurisht. Shumë. Opozita në thelbin e saj duhet të jetë pushtet moral, dhe pushtet moral do të thotë në radhë të parë të jesh i pastër nga korrupsioni, i pastër nga larja e parave, i pastër në përfaqësimin e atyre që kanë votuar kundër qeverisë; asnjëra prej këtyre gjërave nuk ka ndodhur.

E kundërta del nga ajo sa thotë media amerikane, e rihapur nga “Zëri i Amerikës”. Kështu që unë i kam kërkuar atij që të bëjë qartësi dhe të bëjë transparencë për të mirën e tij por edhe për të mirën e forcës politike, emrin e së cilës ai e ka kapur me zor. Nuk e ka bërë deri tani, sa herë ka folur ka shtuar konfuzionin.

Unë edhe njëherë i bëj thirrje që të bëjë transparencën e plotë, sa janë paratë që ka paguar Lulzim Basha, sa janë paratë për të cilat ka firmosur Lulzim Basha, sa janë paratë të cilat kanë kaluar në of shore, pse kanë kaluar në of shore, cili është burimi i këtyre parave dhe pse nuk përputhen shifrat” – thotë ndër të tjera Topalli.

Në intervistën për Vizion+, Topalli bën akuza edhe për mënyrën si Basha po bën ristrukturimin e partisë me thirrjen e Kuvendit Kombetar.

“Është një fasadë e re, është një farsë, në shkelje statutore, totalisht në shkelje të statutit përsëri të PD, që do të finalizojë përfundimisht spastrimin e kësaj force politike nga të gjithë ata që kanë kontribute dhe investime të jetës së tyre në këtë forcë politike dhe për ta kthyer “të pastër” në një biznes familjar të tij, të kunatit dhe të bashkëshortes së tij”- akuzon Topalli. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. KUr ju ishit ne altar, a i keni bere e rregulluar keto kerkesa? Sa vjet PDja u drejtua nga jue si e late>?A keni bere per demokracinee demokratet per te ruajtur te paster partine? Demokratet i late rrugeve, u donit voten, e pastaj ne karriken e pushtetit ishit vetem euforik, Po pse ky grup qe nuk u zgjodh ne listat na paskeshiin qene,, ajka, A,D, N ja ePDse? D,M th, pa ju ska demokraci , pa ju nuk luftohetrilindja,,,,DOKRRA… Ju ishit, ju e diziluzionuatmasen demokrate me veprime, e mos veprimet tuaja e patet mbushur pushtetin me bije komunistesh. Persa i perket votes per RUCIN, ashtu eshteqe tremercenarete ndonji fraksioni votuan ashtu. Disa nga vrejtjet e zonjes korespondojne kopia e sulmeve te RAMES, ne drejtim te opozites.. a thua koincidence?Ne se nuk sheh te kaluaren tende nuk mund te shikosh te aredhmen e PDse

  2. Kokrra e injorantes dhe arrogantes,as shqip nuk ti te flase.Figure karagjozi me ate shprehjen e vet arrogante qe “te keput plumbin ne lule te ballit”..paska kujtuar vertete see eshte njeri me rendesi ne politike ,duke imituar ne gjeste e fjale,por edhe ne bema Saliun.
    Mesa po duket ,po rikthehet ne gjurmet e saj Xhozi, si atehere kur ‘ishte e persekutuar e shkreta”,por sesi e kishte edhe mire me “trimat e trimit”….keshtu edhe tani kur tok me bytheqiret e dites ,tip Patozi, po I sherben Rames.Grua legene…..

  3. PD ka kohe qe eshte kthyer ne biznes te familjes Berisha e tani i eshte shtuar biznesit dhe familja Basha. Ku eshte e reja ketu?

  4. kurtizanja plake si gjithe katoliket e tjera ,drande marku apo gay dhe bythele. piresat apo kontigjentet e krimit si nikolle lehesi,aleksander frangaj,tom doshi ,sterkaj ,ndoka,frroku po tregojne nje degjenerim ,imoralitet te larte dhe po zbehin vlerat e gjergj fishtes,dom jubanit .eshte e turpshme sepse edhe nje pjese e mire e tyre vijne nga rradhet e te persekutuareve dhe jane vene ne sherbim te klyshve te atyre qe i persekutuan per 50 vjete.egoizmi i shfrenuar ju ka errur syte ekjo verteton thenjen e rames qe katoliket jane kontigjent i krimit dhe imoralitetit dhe ai me dinakeri po i perdor ata derisa ti shtrydh mire dhe pastaj do ti flake ne koshin e plehrave si gjithe bashkpunetoret e tjere.

  5. Do të kishit gojë ju topallët e PD, nëse do ta kishit kërkuar ju, largimin e Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, por ju ishit të zënë me punë të tjera. që bashkë me Ramën të sulmonit PD e liderin e saj Basha.
    Nuk ka asnjë naiv të besoj se paskeshin votuar pro Gramoz Ruçit, Lulzim Basha e kryesia aktuale e PD, sepse ate protestë e organizuan ata e jo ju. Nese ka Topalli ndonjë fakt, le ta përmendë me emër se kush janë ata që votuan kundër PD.
    Sa për 20 shkurtin, ai mund të përmendet si një ditë simbolike që shqiptarët hodhën tej frikën e rrëzuan e zvaritën në rrugët e Tiranës bustin e diktatorit kriminal. Por a mund të pretendohet se në Shqipëri është ndëshkuar plotësisht diktatura enveriste, kur të gjallë e në krye të qeverisë është nipi i Kolekës që deshte të shkelte me tanke studentët e dhjetorit, ministër i jashtëm është biri i Sul Bushatit, ministër i mbrendshëm është një ish hetues i sigurimit, kryetar i Kuvendit është ish ministri i fundit i sigurimit të diktaturës komuniste ?
    Nuk mund të gjesh në paraqitjet publike të Bashës, asnjë fjali të vetme ku ai të ketë mbështetur qeverinë mafioze socialiste, kurse ju Jozefinë, paturpësisht i erdhët në ndihmë Edi Ramës duke akuzuar PD si të lidhur me rusët.
    Meqe erdhëm tek rusët.
    A nuk ka kërkuar Lulzim Basha që si ditë përkujtimore për viktimat e diktaturës komuniste të njihet 26 shkurti, ditë kur kriminelët komuniste shqiptarë për hir të ambasadës ruse vranë barbarish 22 intelektualë e nacionalistët më të shquar të kombit e burgosë e internua me qindra të tjerë ?
    Edhe Pandeli Majko, një komunist “i sinqertë” u tall me Taulant Ballën për akuzën se paskeshin qenë të djathtët miq të Rusisë, e ti mbështete ketë politikan ordiner e injorant socialist, ish pionier i Enverit.
    Deri tani kisha mendimin se ju zonja Topalli, meqë vini nga një familje e persekutuar nga diktatura, ju hëngri marrazi e xhelozia se pse nuk u zgjodhët ju si lidere e PD, po u zgjodh një politikan i ri me formim të plotë perëndimor si Basha.
    Por kur dolët me akuzën se Partia demokratike paskej lidhje me Rusinë, edhe tek unë po krijohet dyshimi se fjalët e përhapura se keni qënë spiune e sigurimit me pseudonimin disenjatorja, mund të kenë baza të së vërtetës.

  6. Të persekutuarit dhe ish pronarët i donin për të mbajtur karriken e tyre ata. Po sta që ishin vegla të tyre i shfrytëzuan dhe i flakën. Demokrstët e vërtet i lanë rrugëve se votën e tyre e dinin që ishte djathtas dhe më krye kishin sigurimsat dhe fëmijët e komunistave prsndsj u katandidën në këtë gjëndje. Këta vet e shkatërruan dhe qajnë me lot korkodili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *