• |
ide | kryesore

VIDEO/ Momenti i shoqërimit të Fran Frrokajt drejt qelive të komisariatit

Lajme, Të fundit



Një video e filmuar nga godina e Bashkisë së Lezhës tregon momentin kur Fran Frrokaj sapo ka dalë nga zyra e tij dhe i shoqëruar nga disa policë ecën drejt qelive të komisariatit.

Pamjet janë filmuar me celular nga dritaret e godinës së Bashkisë dhe janë publikuar nga Report Tv. Fran Frrokaj nuk është i prangosur.

Ndërsa ecën drejt komisariatit të policisë, pranë tij qëndron një oficer policie, ndërsa tre të tjerë ecin pas tij.

Fran Frrokaj është zgjedhur kryetar Bashkie në vitin 2015, kur zgjedhjet në këtë zonë i fitoi Partia Demokratike.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *