• |
ide | kryesore

Del VIDEO e rrëfimit të nuses para hoxhës: Si e helmova vjehrrën

Lajme, Të fundit

Vrasja e Lirije Lamit më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, është pranuar me gojën e saj nga nusja 21-vjeçare, Marjana Cmeta. Ajo e ka pranuar krimin para hoxhës, Hysen Shehu, i cili e filmoi.

Ora News ka siguruar videon ekskluzive dhe transkriptin e plotë të rrëfimit të autores.
Marjana Cmeta ka pranuar me gojën e saj se ka vrarë vjehrrën, 48-vjeçaren Lirije Lami. Vdekja e Lamit, më 30 prill të vitit të kaluar, në Kamëz, u raportua si vdekje natyrale, ndërsa rrëfimi i Oltjan Lamit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, zbuloi gjithçka.
Më poshtë po ju paraqesim rrëfimin e plotë të 21-vjeçares Marjana Cmeta, para hoxhës Hysen Hoxha. Videon e regjistroi hoxha me kamera, në maj të vitit të kaluar, pak javë pas vrasjes së Lirijes.

BISEDA E PLOTE

Nusja- I thashë që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat.
Hoxha- Po.
Nusja- Më tha, ma jep, i thashë që ka erë të keqe, nuk e duron dot dhe i mbusha një bravo.
Hoxha-Ëhëëë.
Nusja- Në momentin që po e pinte, nuk e di po më vriste aq shumë këtu.
Hoxha- Të iki magjistarja, të eleminohet këtu.
Nusja-Kur filloi tu u bo keq e më keq. Po pastaj nuk fillova tu u ndje keq se filloi ëëë, duke bo ca shikime ke parasysh edhe foli me vete, ishte e pavetëdijshme, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti mosh ashtu ja boni, çfarë të bëj unë ku të shkoj, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u dukte që ishte tu fol me dikë. Mu aty mu fut frika.
Hoxha- Edhe e godite?
Nusja-Jo nuk e godita. Kudo ku shkoja ajo prapë me ato shikime…më kanë shkatërru.
Hoxha- S’kishte as të vjella, as kështu.
Nusja- Po, kishte të vjella.
Hoxha- Ëhëë.
Nusja- Edhe po mendoja…
Hoxha- Nuk po jep efekt.
Nusja- Po.
Hoxha-Ëëë
Nusja- Pastaj shkoi te dhoma e gjumit e imja, pashë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tani direkt nuk kishe me prit me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha- Ëëëë.
Nusja- Në momentin që e shoh te krevati ajo trembet, a kupto, e filloi duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojmë te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha- Ahaa.
Nusja- Jena përplas derisa nuk e di, nuk po më…e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras ta mbarojë kjo gjë, a kupto, kam qenë në tension sepse ajo bërtiste hape dritaren e këtë,,,edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë. Kjo, a kupto, atë nuk po e vrisja dot domethënë a kupto derisa erdhi një moment që unë nuk e di.
Hoxha- More shallin.
Nusja- Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbaj me dorë, kupto, i vura durët.
Hoxha- Po.
Nusja- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova, vetëm e pashë që… i iku fytyra domethënë e kshu ashtu po kur e lëshojsha, durët prapë, thosha o zo, ishte duke më ik truni.
Hoxha- Po po nejse, hë.
Nusja- E marr e çoj te dhoma e gjumit, e marr.
Hoxha- Ehë, pastaj dha shpirt?
Nusja- Nuk e di, nuk isha e sigurtë a kupto sepse kur e lëvizja e ajo prapë merrte frymë.
Hoxha- Po.
Nusja- Ndoshta nga pulsi unë dridhesha komplet edhe..
Hoxha- Po, nejse.
Nusja- Edhe shkoj pastaj xhaxhi, i them që mami nuk është mirë, shkon me vrap e marrin dhe më thonë ka mbaru, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni boobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret vesh e vërteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu