• |
ide | kryesore

Fotot/ Banesa përfshihet nga zjarri, lëndohen burrë e grua dhe punonjësi i zjarrfikëses

Lajme, Të fundit



Dy të moshuar dhe një punonjës i repartit të zjarrfikësve kanë mbetur të lënduar, teksa flakët kanë përfshirë një apartament. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numer 17, tek pallatet sociale në Durrës.

Mësohet se në apartament ndodheshin dy të moshuarit  Gëzim dhe Mynyre Tafruci. Zjarri është pikasur nga fqinjët të cilët kanë njoftuar repartin e zjarrfikësve.  Gjate ndërhyrjes ka mbetur i lënduar edhe një punonjës i zjarrfikëses.

Ende nuk dihen shkaqet e renies së zjarrit, por policia dyshon që Ka qene një cigare  e lënë ndezur nga  i moshuari. Ata janë derguar në spital ku ndodhen jashte rrezikut për jeten, nën kujdesin e mjekëve.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *