• |
ide | kryesore

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bllokon punimet e hotelit 7 katësh në breg të detit

Lajme, Të fundit



Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka bllokuar punimet e një hoteli 7 katësh në Durres. Objekti po ndërtohej ndërmjet rrugës kombëtare pranë “Urës së Dajlanit” dhe bregut të detit me pronar shtetasin N.D.

Në vendimin e saj, IKMT ka zbatuar një urdhër të Prokurorisë së Durrësit, ndërkohë që ndërtimi i objektit shkel ligjshmërinë për ndërtimin në zona me rëndësi kombëtare dhe në bregdet. IKMT shprehet e vendosur, se në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera të shtetit shqiptar, do të vijojë të zbatojë ligjin dhe detyrimet e saj në mbrojtje të territorit shqiptar.



6 Comments

  1. Dhe thone pastaj qe nuk vine investitoret e huaj. Kush mund te investoje ne nje vend kur qeveria te jep leje per te ndertuar dhe po ajo t’a heq lejen pasi ke ndertuar.A kane vlere dokumentet shteterore ne kete vend?.Dhe te gjitha justifikohen qe po bejme shtet,dhe kur te japin dokumentin dhe kur t’a heqin.Nga kush te ruhesh?

    1. O viso..
      Ky pronari ka pagu 100,000 euro nenkryetarin e Bashkis Durres per te falsifikuar dokumentat dhe per ta bere toke ndertimi ate vend. Nenkryetari i Bashkis durres eshte ne burg dhe me te po merret prokuroria.
      Pra faji eshte i 2 anshem .
      Ti qe je gati paguash dhe te korruptosh dhe ai qe paguhet dhe korruptohet.

      Ai e dinte shume mire se ne ate toke nuk mund te ndertohej.. pra e morri riskun se nje dite dhe mund ti dilnin allishverishet.
      Nuk jam dakort me ty. Nuk ka te korrupuar pa korruputes.

    2. Po kur te thone mos ble toke edhe po pati çertifikate pronesie. Pyet me pare thone. Kesaj i thone mos beso qe eshte Aqifi edhe pse ka pashaport dhe kart identiteti me vete , me pare pyet çunat e lagjes se ata e dine me mire. Shtet karafilash , vari kalin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *