• |
ide | kryesore

Keni plane për fundjavë? Mësoni si do jetë moti

Lajme, Të fundit



​Keni bërë plane për të kaluar fundjavën diku jashtë qytetit tuaj dhe doni të dini si është koha? Sipas MeteoAlb deri në orët e pasdites, kthjellime dhe vranësira do të dominojnë Jugun dhe zonat Qendrore, ndërsa vranësira dhe shira të dobët do ketë në Veri.

Ndërkohë, pasditja fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht në mbrëmje e gjatë natës, shirat bëhen mesatarë edhe në zonat Qendrore dhe Jugore. Sakaq, temperaturat e ajrit rriten me 3-4°C në të dy ekstremitet termike ditore të cilat variojnë nga 6-24°C. Era do fryjë mesatare por e fortë në zonat bregdetare, me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 5 ballë.

“E SHTUNA: deri në mesdite, kthjellime të shkurtra e vranësira të shpeshta do ketë Jugu – Qendra por me shira të dobët në Veri. Pjesa e dytë e dites fuqizon shirat në Veri dhe gradualisht shirat bëhen mesatarë edhe në Jug – Qender. Era paraqitet problematike në zonat bregdetare dhe Jug të territorit.E DIEL: vijon kryesisht e vranët me shira të dobët në Jug por shira deri mesatarë në Veri – Qendër. Mbrëmja dhe orët e natës sjellin shtim të shirave, në pjesën më të madhe të territorit.

Temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm gjatë së shtunës duke u ngjitur deri 24 – 25°C por e diela sjell rënie me 3 – 4°C duke luhatur ekstremitet termike nga 2 – 20°C.”, shkruan MeteoAlb në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *