• |
ide | kryesore

Ktheu lokalin në bazë të shpërndarjes së kokainës, në pranga shqiptari dhe gruaja italiane

Lajme



Një shqiptar dhe gruaja e tij italiane janë vënë në pranga nga policia në Savona pasi janë kapur me kokainë dhe hashash.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari i arrestuar është 49-vjeçari Indrit Kadrimi, ndërsa policia ka ndaluar edhe bashkëshorten e tij Barbara Longo, 45 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shqiptarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 40 gramë kokainë, hashash dhe një sasi parash.

Policia ka thënë se droga është zbuluar pas një kontrolli rutinë në lokalin e çiftit. Gjithashtu në ambientet e lokalit, policia ka gjetur edhe mjetet e nevojshme për ndarje dhe paketim të narkotikëve.

Shqiptari është lënë në burg, ndërsa bashkëshortja e tij në arrest shtëpie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *