• |
ide | kryesore

Lulzim Basha: Presion politik për të mbyllur çështjen ‘Tahiri’, Prokuroria të hetojë kryebashkiakët e PS

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes me anëtarët demokrate të Komisionit Hetimor “Tahiri”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka dale më një deklaratë të fortë para medias, duke theksuar se së fundi “ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur dosjen e Saimir Tahirit”.

Ai ka theksuar se Partia Demokratike do të kërkojë të hënën llogari për një sërë pyetjesh lidhur me situatën në vend dhe me rastin “Tahiri”.

Si dhe pse ndodhi që e gjithë kupola e policisë u kthye në organizatë kriminale dhe askush në qeveri nuk reagoi. Pse nuk u vu para përgjegjësi Tahiri, pse vendi u mbulua me drogë sheshit dhe asnjë institucion shtetëror nuk reagoi dhe nuk bëri asnjë përpjekje. Paralelisht me punën e komisionit prokuroria duhet të hetojë lidhjen Habilaj-Tahiri dhe gjithë bashkëpunëtorët e tjerë, në mënyrë të paanshme. Ka një presion shumë të madh politik për të mbyllur çështjen Tahiri. Por nuk mund të ketë drejtësi nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh në akuzë për vepra të rënda penale nuk do dalin para drejtësisë” – tha Basha.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *