• |
ide | kryesore

Si nisi hetimi për tokën te “Rana e hedhun” në Shëngjin që çoi në pranga kryebashkiakun e Lezhës

Lajme, Të fundit



Hetimi që vuri në pranga zyrtarët lokalë të Lezhës nisi pas një kallëzimi të bërë nga një person, i cili denonconte se tokat që i përkisnin atij ishin ndarë në pesë parcela dhe ishin përvetësuar nga disa të tjerë.

Nga hetimet e kryera më pas rezultoi se përvetësimi i rreth 235 mijë m2 mijë metrave katrore toke në zonën e quajtur: Rana e Hedhun’, që aktualisht ndodhet e sekuestruar nga prokuroria, është bërë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës nga dhjetëra zyrtarë.

Më konkretisht, falsifikimi i parë është bërë duke ndryshuar zërin kadastral të tokës, nga pyjore dhe ranore që është në të vërtetë, në zonë pemtore dhe arë. Pas kësaj, toka u është dhënë në bazë të ligjit 7501, katër personave, Frrok Frrokut, Vasil e Pjetër Gjoni dhe Nikoll Tinaj, të cilët nga verifikimi i Prokurorisë rezultojnë se nuk janë fare banorë të zonës tek Rana e Hedhun, njësia administrative Mali i Rencit, por janë banorë të një njësie tjetër administrative të Lezhës dhe si të tillë nuk mund të përfitonin atë toke në bazë të ligjit 7501. Por, ata janë regjistruar si pronarë nëpërmjet falsifikimit të certifikatave të gjendjes civile.

Gjithashtu, Prokuroria ka pyetur edhe disa zyrtarë lokalë firmat e të cilëve janë në dokumentet e dhënies së tokës tre familjeve Frroku, Gjoni e Tinaj, të cilët kanë deklaruar se nuk kanë firmosur ndonjëherë për këto sipërfaqe toke.

Por rezultoi se shumë zyrtarë të tjerë, përfshi edhe drejtuesit më të lartë të bashkisë dhe këshillit të qarkut, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumente për tjetërsimin e pronësisë së kësaj sipërfaqe toke. Hetimet e kësaj çështje kanë vijuar rreth 10 muaj.



2 Comments

  1. Ka dy gjëra qe e bëjnë të dyshimtë këtë hetim selektiv.
    Ashtu siç thuhet këtu, kryetari i bashkisë së Lezhës paska marë sipas ligjit 7501 për shpërndarjen e tokës, këto toka në bregdet.
    Në Shqipëri në fakt, tokat ranore bregdetare kanë qenë të vetmet toka pa zot, pasi as ju shkonte ndërmend fshatarëve por edhe qytetarëve shqiptarë para 70-80 vitesh për të bërë banja dielli e për tu larë në det.
    Ligji 7501 që hyri në fuqi në fillim vitet 90-të. mesa duket ja paska bërë me hile Frrokut që i paskej dhënë tokë ranore në breg të detit, sepse deri athere askujt nuk i binte ndërment të shfytëzonte plazhet për tu pasuruar me turizmin, pasi kishin halle të tjera për të siguruar bukën e gojës.
    Vonë filloi të vlerësohej toka ranore apo plazhet nië mjet pasurimi nga turizmi.
    Fakt është gjithashtu se gjatë diktaturës komuniste, mbi 80% e bregdetit shqiptar, ishte zonë e ndaluar kufitare, ku nuk lejohej të shkelte njeri e jo më të pretendonte dikush për pronësi. Plazhe kishte vetëm në Durrës deri tek Shkëmbi i Kavajes,Plazhi i vjetër e i ri në Vlorë, plazhe të vegjël si ai i Sëngjinit, Sarandës, Semanit, Divjakës etj me një infratrukturë tepër primitive pasi as mund të mendohej që të shftytëzoheshin nga jo më turistë të huaj, por edhe shqiptarët skajmshmërisht të varfëruar në ate sistem.
    Ligji 7501, ishte një ligj i domosdoshëm si një regormë demokratike agrare që vendet e zhvilluara europiane e kishin bërë edhe para shumë dekadash.
    Nuk ishte ligji e keqja e abuzimit, por ishtë aplikimi i tij në rrugë korruptive që solli problemet me pronat.
    Duhet ta kemi të kjartë faktin se akoma deri sot, në administratën shqiptare, kishte po ata njerëz të administratës diktatoriale, e sot kemi akoma bijtë e tyre.Kur them administrata, kam parasysh nëpunësit e kadastrave e atyre që aplikuan ate ligj, që tokat i shpërndanë jo sipas kriterit të ligjit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *