• |
ide | kryesore

Stuhia tropikale godet Vlorën, një i vdekur (VIDEO)

Kryesore, Lajme



Ndonëse kemi hyrë në dy javët e fundit të muajit mars, Shqipëria vazhdon të jetë e ‘mbërthyer’ nga moti i keq. Në veri të vendit, sidomos në Shkodër, janë qindra banesa nën ujë. Përmbytjet u shkaktuan nga hapja e portave të shkarkimit në hidrocentrale. Ndërkohë në jug situata ka qenë më kritike në qytetin e Vlorës. Një stuhi e fuqishme goditi qytetin bregdetar, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por edhe viktima. Policia thotë se Ramadan Kaçi, 67 vjeç, ndërroi jetë pasi u godit nga një vetratë xhami, e cila u shkëput për shkak të erës së fortë. Ngjarja ndodhi në lagjen ’28 Nëntori’, pranë Kishës Ortodokse. Policia u bën thirrje banorëve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes. Më herët janë raportuar dëme të shumta materiale. Disa pemë përgjatë bulevardit në rrugën e Skelës ishin rrëzuar, duke rënë sipër automjeteve dhe tabelave sinjalistike. Për shkak të stuhisë është ndaluar edhe lundrimi i mjeteve në det. Raportohet gjithashtu për mot të keq e stuhi edhe në qytetin e Beratit.

©LAPSI.al 





1 Comment

  1. Ne vlore eshte mbushur me palma te thara…Bashkia as nuk i ka prere…I thoni Lelit ta lere per nje dite xhelatinen ne floke e te prese pemet e thara se marrin jete njerezish….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *