• |
ide | kryesore

Akuzat për financime ruse në PD, vjen reagimi i ambasadorit Karpushin

Lajme, Të fundit



Akuzat për financimin rus të partive politike në Shqipëri janë të pabaza. Kështu është shprehur ambasadori i Rusisë në Tiranë, Aleksandër Karpushin.

Në një prononcim për “News 24”, Karpushin theksoi se kjo çështje është hetuar edhe në SHBA dhe nuk është faktuar asgjë.

“Akuzat për financimin rus janë të pabaza. Dhoma e përfaqësuesve në SHBA ka hetuar por nga hetimet SHBA nuk u faktua asgjë”, – deklaroi Aleksandër Karpushin.

Akuzat janë bërë nga Partia Socialiste si dhe nga portali amerikan “Mother Jones”, ku pretendohet se Partia Demokratike është financuar nga biznesmenë ruse, përmes kompanive offshore, për të lobuar në SHBA.

Partia Demokratike ka deklaruar se këto akuza hidhen nga Edi Rama me qëllim zbehjen e problemeve reale të shqiptarëve, si varfëria, trafiku i drogës dhe korrupsioni.

©LAPSI.AL 

 

 



1 Comment

  1. Që qeveria ruse ndërhyn në shtetet e huaja me agjensitë e saj të spiunazhit, nuk na e mbush mëndjen dot asnjë ambasador Karpushin se kjo nuk është e vërtetë.
    Ama që një parti e djathtë demokratike shqiptare, që ka demaskuar gjithmonë politikën ruse antishqiptare në favor të serbëve, nuk ka sesi të bëjë marveshje lobimi me Rusinë, për të fituar përkrahjen e administratës amerikane, cilido që ka dy pare tru, e kupton se është një gënjeshtër shumë e trashë.
    Nuk e morëm vesh se cilët qenkan këto dy biznesmenë rusë që operojnë në Skoci, që paskan interesa të derdhin para për të lobuar për PD shqiptare tek amerikanët. Në Britani dihet që ka biznesmenë bile multimiliarderë, që janë kundërshtarë të Putinit. Sapo ka plasur një skandal i madh dipllomatik midis Rusisë nga njera anë e nga ana tjetër Britanisë, SHBA, Gjermanisë e Francës, që ka lidhje me vrasjet e misterëshme të përseritura të rusëve kundërshtarë të Putinit residentë në Angli, e që qeveritë e këtyre vendeve fajtorë për këto vrasje, bëjnë spiunazhin e qeverisë së Putinit.
    Po aq jashtë çdo llogjike është edhe akuza e këmbëngulja e hetimit të ekipit të presidentit amerikan republikan Trump se ai paskej “bashkëounuar” me rusët për të fituar zgjedhjet, kur dihet se nën presidentë konservatorë amerikanë, SHBA ka pasur gjithmonë një politikë të ashpër dipllomatike. Nuk dijmë që as Regan, as dy Bushët e as Trump të kenë shfaqur ndonjë simpati për politikën ruse apo të kenë treguar edhe shenjën më të vogël si filorusë.
    Putin vazhdon të mbështesë Kubën komuniste e nën rogoz edhe Korenë e Veriut.
    Ishte Obama ai që shkoi në Havana e i ofroi qeverisë së Kastros miqësi e bashkëpunim e ishte presidenti Trump që e rishikoi këtë marëvëshje të dyshimtë.
    Trump siç është deklaruar në mediat e botës, shkarkoi sekretarin e shtetit Tillerson, vetëm së ky nuk ishte dakord me te, në qëndrimin e ashpër me Iranin, aleat i Rusisë.
    Trump nga gjithë kjo histori mund të shihej mbase me sy kritik, se mos po e tepron me Rusinë me qëndrimin e tij të ashpër e jo e kundërta, se qenka mik i Putinit.
    Paskej deklaruar dikur se është në interes të dy anshëm që Rusia e SHBA të kenë mardhënje tregtare e kjo është krejtësisht normale për çdo shtet, por nuk mund të dalë askush e të thotë se presidenti amerikan ka miratuar politikën ruse në Ukrainë, Siri apo në Ballkan.
    Fakti që presidenti Putin kohët e fundit propogandoi një raketë “ujore” me mbushje bërthamore që mund të godasë në cdo cep të planetit, a nuk është një tregues se ai e sheh Trump si një kundërshtar të fortë ?
    Nuk më duket se Rusia ka potenciale të fuqishme të eksportit të mallrave të saj në SHBA, ama amerikanëve ju intereson eksporti i mallrave të tyre në një hapsirë dy kontinentesh që ka Rusia.
    Këtë politikë tregtare me Rusinë e ka bërë edhe Gjermania, e përse po ta bëjë SHBA qenka herezi ?
    Me të drejtë Trump ngriti shqetësimin e mbytjes së tregut amerikan nga mallrat kineze që u shtuan shumë në vitet e fundit e po përpiqet ta ballancojë tregëtinë me Kinën. Vërshimi i mallrave kineze është bërë një problem tregëtar për gjithë botën, edhe për BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *