• |
ide | kryesore

Protestuesit nuk largohen nga komisariati në Lezhë: Të lirohen zyrtarët…

Lajme, Të fundit

Qytetarë të shumtë janë mbledhur përballë komisariatit të Lezhës dhe kërkojnë lirimin e kryebashkiakut Frran Frrokaj dhe 12 zyrtarëve të tjerë të akuzuar për tjetërsim pronash në bregdetin e Shëngjinit.

Ata kanë bllokuar rrugën kërkojnë lirimin e personave të arrestuar duke akuzuar policinë dhe autoritetet se kanë shkelur procedurat pasi personat e dyshuar nuk janë njoftuar më parë për hetimin.

 

“Është shkelur ligji. Nuk dua të hyj tek pjesa e fajësisë apo pafajësisë. Procedura që është ndjekur është e gabuar. Unë kam punuar në ato instanca dhe e di. Praktika që është ndjekur është e gabuar. Minimalisht njeriu njoftohet nëse është marrë i pandehur dhe më pas vazhdohet me procedurat. Kjo praktikë nuk është ndjekur. Personat që janë pjesë e kësaj çështjeje nuk janë njoftuar me sa kam unë dijeni”, thotë ai, njofton “Neës 24”.

3 Comments

  1. Ne fund te artikkullit , pasi citoni thenien e dikujt , shkruani “THOTE AI’.. Kush AI..

    o Lapsi… sqaroi gjerat o portal. Kush i ke thene keto gjera ..

    Ju edhe kur beni copy-paste… nuk dini ta beni.

    1. Pikpyetja e këtij arrestimi, është se me bashkinë e Lezhës është vepruar në befasi për ti arrestuar, sikur të ishte një grup kriminal i rrezikshëm i lidhur me mafien.
      Deri tani publikisht është njoftuar, se bëhet fjalë vetëm për fallsifikime dokumentash pronësie..
      Me një akuzë të tillë mund të arrestohet gjysma e administratës aktuale lokale dhe ish administratave.
      Nese këto abuzime me dolumenta të fallsifikuara, siç thuhet janë konstatuar nga KLSH, nuk ka pasur rrezik që këto dokumenta të zhduken apo abuzuesit të arratisen për ti shpëtuar drejtësisë.
      Athere si shpjegohet gjithë ky konspiracion i madh në arrestimin e tyre ?
      A nuk krion në publik ky lloj arrestimi selektiv, se më shumë se po goditen abuzuesit, është bërë kujdes për të bërë show politik se ja policia e drejtësia po zbulon se fajet për krimin e korrupsionin i paska opozita , e Shqipëria nuk ka fare probleme të qeverisë me krim-krim-krim e drogë -drogë -drogë siç ankohet Rama se po e akuzon kot opozita.

  2. arestimi eshte shumei regullt edhe me perpara kishin dike ne radhet e policise apo prokurorise edhe iknin pa ra se policia te arestonte, sote gjerat kane ndryshuar edhe kjo eshte vjedhje edhe nje vjedhje nga koka e instucionit, edhe jo nga puntoret qe thjesht jane sherbetore te punes, per keta duhet te sekuestrohet pasuria cdogje qe nga shpite deri tek rrobat qysh e bene bota, edhe pike qe ta mesojne atat qe do vine me vone se cfare ndodhe me ta po te abuzojne perseri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu