• |
ide | kryesore

Raporti për zgjedhjet/ Në Shqipëri votohet si në Bullgari, Nepal, Bahamas apo Liberi

Lajme, Të fundit



Raporti për integritetin e zgjedhjeve për vitin 2017, që ndër të tjera mban edhe firmën e Pipa Noris, një prej eksperteve më të mira të sistemeve zgjedhore, e rendit Shqipërinë te vendet e moderuara sa i përket korrupsionit dhe shtrëngimit në zgjedhje.

Problematika e parë e zgjedhjeve shqiptare shënohet të jetë shitblerja e votave, e pas saj vjen politizimi i organeve zgjedhore. Ato cilësohen si çështje të vazhdueshme, që minojnë aspekte më të zhvilluara të zgjedhjeve, si procedurat e votimit.

Në vendet ku garat janë me integritet të moderuar, Shqipëria është krahas Bullgarisë, Nepalit, Bahamasit dhe Liberisë. Këto cilësohen si vende me një seri zgjedhjesh të rregullta, por problematikat që cënojnë drejtpërdrejt integritetin zgjedhor u zbresin pikët në mënyrë të konsiderueshme.

Lidhja e korrupsionit me shtrëngimin e votuesve në zgjedhje është tek abuzimi me financat politike. Ato sjellin një numër praktikash të këqija, ku më e dukshmja është klientelizmi, kur qytetarët shesin votën për përfitime materiale, si parà, dhurata, vende pune, toka apo favore.

Në të njëjtin rend janë abuzimi me burimet shtetërore, blerja e zgjedhjeve nga të pasurit, presioni që njerëzit të mos votojnë të lirë dhe mungesa e transparencës së llogarive financiare nga partitë dhe kandidatët.

Korrupsioni financiar dhe mbulimi mediatik janë fushat më negative. Në Shqipëri, një Komision i Reformës Zgjedhore është ngritur dhe ka marrë përsipër të japë zgjidhje për 3 problematikat kryesore, sipas prioriteteve të OSBE-ODIHR-it, duke nisur me shitblerjen e votës, administratën zgjedhore dhe rregulla të qarta për financimin e partive, raporton Top Channel.



2 Comments

  1. Ha hahahahha po ky k*ri ne foto eshte “guruja” i shqiptareve !!!!! Pas “mbretit” te Liberise dhe “princit” te Nepalit… Eshte nje cik prehistorik ky, qe kur doli ne plazh nudo…Lum shqiptaret qe e kane zgjedhur!!!

  2. E kujjt po i behet vone se ne SHQIPERIvidhen votat,, shtohet droga, Korrupsioni,vrasjet, vjedhjet. popullit ishtohet mjerimi,,e ketu flitet se ky psikovazhduesi ne politiken rilindaseeshte fryre si ciban mbi kete popull, por qe si ka ardhur momenti ta shfryjnemire, ene kete mes edhe shtetet e medha sikurmendojne qe me mire e kane te komandojne nje qeverite poshter, sesa nje popull te vuajtur. Shpresat jane brenda popullit, kur ata te humbin duriminedhe kjo qeveri shtypesedo zhduket per tu mos u kthye kurre me .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *